
Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, refuzon në emër të mazhorancës kushtin e vendosur nga “Rithemelimi” në këmbim të votave për miratimin e Amnistisë Penale.
Një ditë më parë ka qenë deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i cili ka bërë publik kushtin, se “Rithemelimi” kërkon bashkëkryetarin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, në këmbim të votave të nevojshme për miratimin e Amnistisë Penale.
Mirëpo sipas mazhorancës kjo është një kërkesë e papranueshme.
“Meqë PD i është prononcuar publikut se i është bashkuar në diversitet le ta pranojë këtë diversitet dhe në këtë komision. Komisioni merr parasysh konsensusin jo të grupeve por partive, e atyre që kanë mundësi të ndërtojnë një grup sipas rregullores. Për propozimin që ata bëjnë duhet të bjerë koncepti bipartizan prandaj e bën të papranueshme propozimin në këtë trajtë. Unë shpresoj të kuptojnë e të vijnë sa nuk është vonë”, ka thënë Felaj.
Felaj ka sqaruar gjithashtu arsyen e heqjes së Amnistisë Penale nga rendi i ditës.
Kjo u bë pasi nëse nuk do të mund të miratohej, nuk ishte mundësi që të risillej në seancë parlamentare pa kaluar një afat 6 mujor.
“Rreziku i mosmiratimit të amnistisë penale për shkak të një parashikimi që ka rregullorja do ta detyronte kuvendin që në rastin do ta kishte mbajtur në rend dite dhe tia nënshtronte votimin draftin dhe nuk do të bëheshin 84 vota atëherë nuk do të paraqiste sërish para se të kalonin 6 muaj në kuvendin e Shqipërisë. Duhet të kuptoni se të kalojë 6 muaj nuk është e njëjta situatë do të humbiste kuptimi dhe iniciativa e Këshillit të Ministrave për të miratuar një nismë të tillë. Më pas do të duhej një ligj i ri”, tha Felaj në një intervistë për Report Tv.
Lini një Përgjigje