
Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, kërkon që jeta parlamentare t’i rikthehet normalitetit.
Shehi duket se nuk është dakord me aksionin e opozitës.
Sipas tij opozita me këto veprime nuk po lufton mazhorancën dhe Edi Ramën por po humb mundësinë për të mbrojtur qytetarët.
“S’po bëhet jetë reale politike në Shqipëri dhe kemi humbur një mundësi të madhe që ka opozita për të folur në Kuvend, për të diskutuar ligjet e për të mbrojtur qytetarët. Parlamenti është institucioni më i lartë që ka Shqipëria.
Ky lloj instrumenti politik s’ka leverdi, nëse nuk kemi Parlament tani, ne nuk po i mbyllim gojën Ramës, por vetes sonë. Unë jam pro kthimit në Parlament, ndryshe nga kolegët e mi”, ka thënë Shehi në një intervistë për Fax News.
Lini një Përgjigje