TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shkurt 2024, 15:22

Amnistia Penale, Manja: Basha nuk fali protestuesit e PD pas 2020

Shkruar nga Pamfleti

Amnistia Penale, Manja: Basha nuk fali protestuesit e PD pas 2020

Ministri i Drejtësië, Ulsi Manja, ka folur edhe një herë për Amnistinë Penale dhe amendamentin e shumëpërfolur për zyrtarët e lartë dhe të korruptuarit.

Ministri sqaroi se atyre do u ulet dënimi dhe nuk do të falen.

“Është ulje dënimi, jo falje. Këtë e bëri komisioni i ligjeve, nuk është arsye për të mos e votuar”, ka thënë Manja.

Ai ndër të tjera sqaroi se Amnistia Penale do të futet në rend dite në momentin që do të jenë siguruar 84 vota.

Ministri Manja vuri në dukje një detaj tjetër nga propozimi zyrtar i PD-së së Bashës, që i kategorizon protestuesit e opozitës, në të tijët, dhe të Berishës.

“Luli s’ka hallin e protestuesve. Kërkon falje deri në viti 2020. Po ata të 8 janarit që shkuan tek PD me Rithemelimin kundër Lulit, të mos i falim?”, ka deklaruar ministri.

ulsi manja amnistia penale

Lini një Përgjigje