TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shkurt 2024, 19:22

“U kthye agjitacion propaganda”, Berisha nga banesa: Gjykatat i kanë vënë tritolin fjalës së lirë

Shkruar nga Pamfleti

“U kthye agjitacion propaganda”, Berisha nga banesa: Gjykatat i

Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalimin e tij nga banesa ku ndodhet në arrest shtëpie, ka akuzuar edhe drejtësinë për vendime sipas tij në antiligjore.

Berisha tha se Gjykata sot nuk lejon as fjalën e lirë, duke iu referuar rastit të gazetarit Elton Qyno.

“Sot Gjykata e Lartë, apo Sadushgjykata shërbeu si satër e fjalës së lirë. Në një vendim antikushtetues, antiligjor, sot Gjykata e Lartë përligji në kundërshtim flagrant me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, në kundërshtim flagrant me Kartën Universale të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, aktet arbitrare të dumanëve të Skapit dhe manekëve të gjykatës, ndaj gazetarit guximtar i cili publikoi, materiale të shitura nga vetë Skapi.

Elton Qyno kishte arritur të zbulonte në transkiptet e telefonave të kriptuar bisedat e Edi Ramës, Taulant Ballës dhe jo vetëm atyre, por edhe të mjedisit të tyre”, ka thënë Berisha në fjalën e tij.

Berisha ka thënë se asnjë gjykatë nuk lejon që gazetarëve t’i kërkohen burimet e informacionit.

Por sipas tij në Shqipëri gjykata vepron vetëm mbi bazën e urdhrave të Edi Ramës.

“Kurse këta gjykatës që kanë për konventë Europiane, kodin e mafias së Edi Ramës, që kanë për kushtetutë, kodin e mafias së Edi Ramës, gjykuan sot për të hequr çdo mbrojtje burimeve të informacionit të gazetarëve.

Vendosën sot të mbyllin gojën para krimeve të shëmtuara, vetëm e vetëm për të mbrojtur Edi Ramën, Taulant Ballën, për të mbrojtur kriminelët e pushtetit, lidhjet e tyre me krimin, vjedhjet e tyre.

Ky gjykim do të hyjë në historinë e Shqipërisë dhe Europës si një gjykim që do e kenë lakmi sot edhe Putini me Llukashenkon.

Me këtë gjykim, sot çdo prokuror partie, çdo hetues partie, ka të drejtë të sillet si xhelat i fjalës së tij, ka të drejtë pa vendim gjykate të ndërmarrë aktet terrorizuese, akte brutale, ndaj gazetarëve dhe mediave”, tha Berisha.

sali berisha elton qyno

Lini një Përgjigje