Kreu i PD-së, Sali Berisha ka sqaruar se çfarë ndodhi në të vërtetë në Strasburg, ku iu ndërpre fjala gjatë fjalimit të tij.
Berisha tha se koha për të gjithë anëtarët është 2 minuta, ndërkohë që ai e dinte këtë gjë. Ai sqaroi në një komunikim me qytetarët në rrjetet sociale, se kur iu ndërpre mikrofoni, foli te kamerat dhe kërkoi qeveri teknike.
Kreu i PD, tha se nuk kishte nevojë për ftesë për të qenë në Asamble, pasi është anëtar i saj.
A është e vërtetë se kreut të Partisë Demokratike iu ndërpre fjala?
“Fjala në Strasburg, për diskutantët është gjithnjë 2 minuta dhe ajo ndërpritet automatikisht. Unë e dija këtë, isha i vetëdijshëm dhe pjesën më pikante ja kisha rezervuar Ramës që në minutën e parë, por në minutën e fundit unë vijova se kamera funksionon pavarësisht zërit dhe kërkova qeverinë teknike.
Këta lakej që hapin lajmin, janë shushunja, e zeza që kanë marrë miliona nga lotet e rrugëve. Portalet e qeverisë, mjeranë si papagaj…”, u përgjigj Berisha duke qeshur me ironi.
Lini një Përgjigje