
Ministri italian për Marrëdhëniet me Parlamentin, Luca Ciariani në një intervistë për gazetën La Stampa ka deklaruar se marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët do të miratohet në shkurt dhe leximi i parë i Kryeministrisë do të jetë në pranverë.
“Ratifikimi i marrëveshjes me Shqipërinë do të miratohet në shkurt dhe leximi i parë i kryeministrisë do të jetë në pranverë”., ka deklaruar ai i prer.
Për marrëveshjen me Shqipërinë, ministri shpjegoi se “nuk ka asnjë hezitim” dhe “jemi aq të bindur sa kërkuam urgjencë në miratimin e projektligjit, i cili me shpresën tonë do të miratohet në shkurt”.
I besuari i Melonit ka shpjeguar se emigracioni do të jetë një temë në të cilën qeveria do të fokusohet veçanërisht në këtë vit të ri 2024, sepse "është pika ku ka kemi vuajtur më së shumti”
“Kemi pasur një verë të vështirë. Nga e para nga e nisëm, nuk ishte e lehtë ta bësh migrimin një çështje madhore ndërkombëtare. I kërkuam votuesve durim, por rezultatet – sqaroi ministri – do të vijnë”., tha ai.
Gjykata Kushtetuese në Shqipëri ka bllokuar paktin Itali-Shqipëri për emigrantët më 13 Dhjetor 2023.
Kushtetuesja ka njoftuar se ka marrë në shqyrtim padinë e bërë nga deputetët e opozitës kundër kësaj marrëveshje.
Në këtë mënyrë, gjykata ka njoftuar se pezullohet automatikisht procedura e ratifikimit në Kuvend të marrëveshjes me Italinë, e planifikuar për tu votuar në Kuvend në 14 Dhjetor 2023.
Ndërkohë seanca për vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur për këtë çështje do të mbahet në 18 janar 2024, në orën 10:00.
Kujtojmë se më 6 dhjetor, 30 deputetë të grupit Berisha-Bardhi dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për deklarimin të papajtueshëm me Kushtetutën të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët, të nënshkruar në 6 nëntor në Romë nga kryeministrat Rama e Meloni.
Grupimi Berisha-Bardhi kërkoi njëherazi nga gjykata ndalimin, si dhe pezullimin e procedurave për ratifikimin e protokollit nga Kuvendi.
Për t’i dhënë fuqi marrëveshjes së firmosur nga Rama dhe Meloni në Romë për ndërtimin e kampit të emigrantëve në Gjadër me kapacitet 3 mijë persona si dhe përdorimin e Portit të Shëngjinit si port zbarkimi, duhet të ratifikohet në Parlament me të paktën 71 vota.
Marrëveshje sekrete, e arritur në parim që në 15 gusht kur kryeministrja italiane Giorgia Meloni erdhi me traget nga Puglia për të pushuar me familjen e homologut shqiptar Edi Rama në Vlorë, u firmos më 6 Nëntor 2023 mes dy liderëve në “Palazzo Chigi” të Romës.
Porti i Shëngjinit do të jetë porta hyrëse për emigrantët e paligjshëm që tentojnë të hyjnë në Europë përmes Italisë, sipas protokollit për menaxhimin e flukseve migratore./ Pamfleti
Lini një Përgjigje