
Deputeti i Partisë Demokratike Arbi Agalliu tha se zgjatja me muaj e publikimit të rezultateve të Censusit, është të mbulosh diellin me shosh.
Në një postim në Facebook, Agalliu shprehet se as vet nuk e besojnë që Shqipëria ka 2.4 milionë banorë, kjo pasi ka vite që vendi boshatiset ditë për ditë.
Ai shpreh keqardhje për institucionin e INSTAT që keqpërdoret për t’i shërbyer pushtetit dhe për të fshehur të vërtetën e hidhur.
"Nuk mbulohet dielli me shoshë! As vetë nuk e besojnë atë që kanë shkruar. As vetë nuk e besojnë që këtu ka 2.4 mln shqiptarë.
Shqipëria ka vite që po boshatiset për ditë e më tepër. Të vjen keq që një institucion si INSTAT keqpërdoret për t’i shërbyer pushtetit dhe për të fshehur të vërtetën e hidhur.
U zgjatën në kohë, muaj e muaj, për të thënë një gënjeshtër të madhe. Mos u lodhni, të gjithë e dimë se Shqipëria është BOSHATISUR", shkruan Agalliu.
Lini një Përgjigje