Çështja “Xibraka” ka rikthyer sërish përplasjet mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të grupit të PD Gazment Bardhi.
Bardhi pretendon se ka ngritur padi ndaj Olsi Ramës duke e akuzuar si të përfshirë në ngjarjen e laboratorit të drogës, ndërsa kreu i qeverisë e mohon.
Në një reagim tjetër në X, Gazment Bardhi i ka dërguar 'selam' kryeministrit Rama me një përgjigje nga kreu i SPAK, Altin Dumani për dosjen "Xibraka".
‘Vëllai i Olsit vazhdon me gënjeshtrat ditore, duke u përhumbur në nocione juridike që as i kupton dhe as nuk mund ti kuptojë. Po more budalla po kallëzim kam bërë! Lexo përgjigjen e drejtuesit të prokurorisë së Posaçme z. Altin Dumani!
Unë nuk do bëjë kallëzimin në formën që don ti dhe yt vëlla, me qëllim rivarrosjen e çështjes që ekziston nga Prokuroria e Hanoverit.
Unë kam bërë kallëzim siç e kërkon ligji në këtë fazë ku ndodhet çështja penale, dhe që ka sjellë ekzaktësisht atë që unë kam kërkuar: “Rihapjen e dosjes penale 335/1-2016 që prokurori yt personal e kishte varrosur në 2018”.
Tani çështja mban nr. 88-2024, që do të shënjojë gjatë gjithë jetës dhe duhet ta mbash mend mirë! Deri atëherë, ndrysho strategji, të fala Olsit dhe kujdes narkoautomjetin me targa AA 653 DM!’, shkruan Bardhi.
1/4. Vëllai i Olsit vazhdon me gënjeshtrat ditore, duke u përhumbur në nocione juridike që as i kupton dhe as nuk mund ti kuptojë. Po more budalla po kallëzim kam bërë! Lexo përgjigjen e drejtuesit të prokurorisë së Posaçme z. Altin Dumani! pic.twitter.com/83mQRd9I9Z
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) June 28, 2024
Ndërkohë pas thirrjes në SPAK të Olsi Ramës, kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi tha se vëllai i kryeministrit nuk bëri gjë tjetër veçse mashtroi.
Sipas Bardhit, me deklaratat që Olsi Rama bëri në derën e SPAK, konfirmoi denoncimet e tij, se ka udhëtuar me makinën e trafikantëve të drogës, dhe jo një herë, por 7 herë.
Një mesazh e pati edhe për SPAK, duke thënë se ka ardhur momenti për të treguar se në Shqipëri nuk ka persona të paprekshëm!
Lini një Përgjigje