TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Qershor 2024, 14:58

Olsi në SPAK, Rama ironizon Bardhin: Po pres provat e pretenduara nga çingija

Shkruar nga Pamfleti

Olsi në SPAK, Rama ironizon Bardhin: Po pres provat e pretenduara nga

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi vëllai i tij Olsi Rama u mor sot në pyetje nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) në lidhje me dosjen Xibraka.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me thirrjen e vëllait të tij Olsi Rama në SPAK.

Në një postim në rrjetin social “X”,  Rama ka ironizuar kreun e  Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhin duke e quajtur “çingie që tund dosjen si dajre në prehrin e tutorit të ri lart në ballkon.

Sipas tij, kallëzimi i Bardhit është i pabazë dhe duhet pritur nëse SPAK do të gjejë prova.

"A ju kujtohet kur thoshte “kallzim more kallzim kam bërë” duke tundur ndenjësen mbi karrige?! Kishte zbuluar një narkotrafikant në familjen time, që e kishte kallzuar në SPAK dhe aq shumë e bëri ajrin vrimë me gisht sa e detyroi narkosin e kallzuar, t’i bënte kallzim për kallzim të rremë. Mirëpo ja që s’paska qenë kallzim i rremë sepse s’paska qenë fare hiç kallzim, po një tjetër kërcim i çingijes në prehërin e tutorit të ri lart në ballkon. Orë të tëra në parlament, intervista të tëra nëpër kanale, tituj e fjali të tëra nëpër portale, pa asnjë turp e asnjë respekt për miletin që e kanë bërë si mish në pazarin e neveritshëm të kujeve e kuisjeve të tyre, dhe si përfundim një tallje e madhe për një kallzim që nuk ekziston!

Fatmirësisht SPAK-u megjithatë e ka rihapur dosjen e tundur nga çingija si dajre mbi prehërin e tutorit dhe le të presim deri në fund nëse do të gjejë provat e pretenduara nga çingija do të duhet t’i gjejë vendin gishtit të akuzës që e ka mbajtur aq shumë në ajër, për të argumentuar kallzimin e paqenë!", shkruan Rama.

Vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Rama tha se ishte për të marrë një përgjigje nga Prokuroria e Posaçme.

Olsi Rama, pas daljes nga SPAK u shpreh se nuk ka lidhje me asnjë nga personat e dosjes "Xibraka", por njeh njërin prej tyre.  Ai pranoi se ka udhëtuar me automjetin e këtij personi për të bërë një udhëtim dy dyditor në Selanik.

"Nuk e di se çfarë ka vendosur, SPAK. Kur ta hap do t’ju lajmëroj. E kam bërë kallëzimin sepse e kam konsideruar një manipulim të të gjitha fakteve. Për të dalë e vërteta. Nuk kam asnjë lidhje. Ju e dini se i kujt është automjeti. Unë i kam marrë automjetin për të shkuar dhe për të bërë një udhëtim dy dyditor në Selanik, nuk kam lidhje me asnjë nga personat, vetëm njëri njoh, do të vijë kurdo që të jetë nevoja", tha vëllai i kryeministri Rama.

Kujtojmë se Gazment Bardhi ka deklaruar dhe ka kërkuar hetim nga SPAK, lidhur me një përfshirje të mundshëm të vëllait të kryeministrit në udhëtimin që disa persona të akuzuar për çështjen “Xibraka”.

Ndërkohë Olsi Rama ka bërë kallëzim në SPAK për Gazment Bardhin për shpifje për akuzat e deputetit se është i lidhur me laboratorin e drogës në Xibrakë.

Hetimi për grupin e përfshirë në laboratorin e prodhimit të kokainës në Xibrakë nisi në dhjetor 2014, pas informacioneve të mbërritura në Shqipëri nga autoritetet gjermane. Në janar 2015, Prokuroria e Krimeve të Rënda vuri nën akuzë 9 persona për trafikim të lëndëve narkotike dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal.

Prokuroria e Krimeve të Rënda akuzoi Genci Xhixën si drejtues të grupit kriminal të përfshirë në laboratorin e kokainës, por ai nuk u arrestua asnjëherë nga policia. Anëtarët e grupit u dënuan me 104 vjet burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda, por dënimet u lehtësuan në Apel dhe disa prej tyre, si në rastin e Ermal Hoxhës dolën më herët nga burgu për “sjellje të mirë”.

Lini një Përgjigje