TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Qershor 2024, 15:38

"Maskarenjtë nuk mbarojnë", Rama shigjeton administratën: Do të ngremë më shumë çarqe për të kapur minj nëpër zyra

Shkruar nga Pamfleti

"Maskarenjtë nuk mbarojnë", Rama shigjeton

Kryeministri Edi Rama, nga Dhërmiu ka shigjetuar administratën publike në vend teksa tha se qeveria ka ngritur shumë çarqe për të kapur minj.

Rama tha se secili ka punë e vet për të bërë e llogarinë e tij për të mbajtur.

“Opinionet e diversiteti në kafene, përplasuni sa të keni qejf! Po jashtë pastaj puna duhet të vazhdojë. Ata që duan të ndajnë kufij e të tundin flamuj, i cili të mbajë kë flamur të ketë qejf në mendje e në shtëpi, po flamuri i kësaj republike nderohet e respektohet vetëm duke bërë punë përditë. Baltë e fjalë ka sa të duash, maskarenjtë nuk mbarojnë, minj nëpër zyrat e shtetit patjetër. Por edhe kjo që kur kapen minjtë, të vësh kujën o po bëhet nami… Shyqyr që po kapen, më shumë të kapen. Minjtë i kap qarku, dhe do ngremë më shumë qarqe, por s’mund të rrokanisemi se u kapën ca minj aty e ca këtu e të merremi e t’i biem njëri-tjetrit. Secili ka llogarinë e vet për të dhënë”, tha Rama.

Lini një Përgjigje