
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar lidhur me incidentin që ndodhi në një nga zyrat elektorale të PS-së pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”.
Braçe mohoi se brenda zyrës të kishte gjëra ose aktivitet të paligjshëm, teksa akuzoi PD-në se ka ngritur një strukturë kriminale për të mbyllur socialistët në shtëpi.
“Është pjesë e një strukturë të plotë kriminale që ka tentuar tre ditët e fundit të mbyllin socialistët në shtëpi. Të mos lejojnë asgjë. E pyeta Belind Këlliçin aty brenda ‘unë ty të kam prekur qoftë një votë të vetme?”. Jo asgjë, më tha”, u shpreh Braçe, duke shtuar se padijenia është gjë e rëndë.
Lini një Përgjigje