TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2025, 20:13

Zgjedhjet, ja sa qytetarë votuan në 11 maj

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet, ja sa qytetarë votuan në 11 maj

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 kanë marrë pjesë 41.6% e zgjedhësve me të drejtë vote, sipas shifrave zyrtare të KQZ-së.

Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi tha se deri në orën 19:00, kanë marrë pjesë në zgjedhje 41.6 përqind e qytetarëve.

Pjesëmarrja më e lartë është shënuar në qarkun e Dibrës, me 50.00 përqind të shtetasve me të drejtë vote, që kanë votuar.

Kukësi gjithashtu ka përqindje të lartë të votuesve, teksa kanë hedhur votën 47.96 përqind e qytetarëve. Edhe Tirana ka një përqindje të lartë të votuesve, me 46.82 përqind. Qarku me pjesëmarrjen më të ulët në votime është Vlora, me 30.24 përqind.

Lini një Përgjigje