Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar ish-kreun e SPAK, Arben Krajën për amnistinë që i ka dhuruar kryebashiakut Erion Veliaj dhe zyrtarëve të përfshirë në grabitjen e milionave eurove nëpërmjet inceneratorit fantazëm të Tiranës, në një kohë kur prova të dhumta me dokumente iu janë paraqitur vazhdimisht nga opozita.
"Amnistia e akorduar nga SKAP-i, i ul ata në ultësirën e krimeve më të rënda që mund të jenë kryer. Erion Veliaj është autori kryesor bashkë me Edi Ramën për djegësin e Tiranës, i cili nuk ekziston as në hetim. Erion Veliaj është personi që nuk ekziston as në hetim, nuk është marrë në hetim, nuk është shpallur në hetim nga ish-oficeri famëzi i policisë sekrete shqiptare, Arben Kraja dhe njëfarë Dritan Prençi.
Nuk është dërguar në hetim, paçka se Erion Veliaj ka falsifikuar, ka firmosur në emrin e Këshillit Bashkiak dhe Këshillit të Qarkut, pa u mbledhur ndonjëherë këto këshilla, duke garantuar me firmën e tij se bashkitë e qarkut të Tiranës do paguajnë 91 milionë euro djegësin.
Në një kohë kur ai, hajdut, nuk ka kompetencë të administrojë asnjë fond, asnjë qindarkë pa miratimin e Këshillit Bashkiak.
Kjo që ka ndodhur është dëshmia më flagrante e një drejtësie të kapur kokë e këmbë njëlloj si në diktaturë. Kjo është fytyra e drejtësisë që u krijua për amnistinë e krimeve monstruoze të qeveritarëve shqiptarë.
Ky rast, sikundër Beqaj para këtij rasti, janë një thirrje, janë një kushtrim për të gjithë qytetarët, të përmbysim narkoregjimin e Edi Ramës dhe narkoskapistëve të tij, që merr përsipër të mbulojë vjedhjet më monstruoze në historinë e kombit shqiptar."- tha Berisha.
Lini një Përgjigje