
Kandidati i “Bashkë Fitojmë” në Elbasan, Luçiano Boçi ka reaguar pas shpalljes së rezultatit nga KQZ-ja, ku falenderoi të gjithë qytetarët të cilët e mbështetën atë.
Me anë të një postimi në rrjetin e tij social "Facebook", ai shtoi se rezultati në vetvete mbart disa elementë të kontestueshëm, që sipas tij dhe mediat i dëshmuan ato.
“Me mirënjohje dua të falënderoj të gjithë qytetarët, banorët e bashkisë së Elbasanit që dolën sot për të votuar. Dua të falënderoj të gjithë ata që më besuan dhe më mbështetën me pasionin për ndryshimin.
Dua të falënderoj gjithashtu të gjithë vëzhguesit, komisionerët, drejtuesit politikë dhe bashkëpunëtorët e mi të afërt me të cilët ndamë këtë rrugëtim të vështirë, por të bukur, i cili më afroi edhe më tej me qytetarët e mi dhe me qytetin të cilit i përkas.
Rezultati i këtyre zgjedhjeve mbart një numër elementësh të kontestueshëm, që media i dëshmoi dhe konfirmoi në Elbasan përgjatë kësaj dite. E keqja është institucionalizuar tashmë në vendin tonë dhe pajtimi me të shpresoj të jetë thjesht një episod. Njeriu nuk resht asnjëherë së luftuari më të”, u shpreh Boçi.
Lini një Përgjigje