TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Nëntor 2025, 10:20

Homazhet në nderim të Fatos Nanos, Mediu: Kundërshtar i denjë; Duka: U shua kur i vdiq truri

Shkruar nga Pamfleti

Homazhet në nderim të Fatos Nanos, Mediu: Kundërshtar i

Politikani Agron Duka dhe deputeti Fatmir Mediu, drejtues të dy prej partive opozitare në aleancë me PD-së e Sali Berishës, bënë nderimet e tyre në ceremoninë mortore për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Fatos Nano.

Në një prononcim për mediat, kreu i PAA-së Agron Duka tha se Fatos Nano, vdiq në atë moment që dhe truri i tij ndaloi së funksionuari, ndërsa dhe njëherë tregoi miqësinë e ngushtë që ka pasur me Nanon.

“Kam pasur një miqësi shumë të ngushtë me Nanon. Jemi njohur që nga viti 2000 bashkë, ruajmë kujtime të mrekullueshme. Më vjen ndërmend shprehja e doktor Solisit, Nano vdiq kur i vdiq ajo që kishte me të mirën në trupin e tij, truri. Çdo njeri ka anët e forta të tij të vetat, Nano kishte trurin. Kur i vdiq truri, vdiq Nano”, tha Duka.

Ndërsa kreu i PR-së, Fatmir Mediu tha se Nanon do ta kujtojë gjithmonë si një politikan të tolerancës, një kundërshtar të denjë dhe një njeri me kontribute të mëdha në jetën politike të Shqipërisë.

“Unë do ta kujtoj Nanon si njeri i mendimit dhe i tolerancës. Një kundërshtar që me të cilin kur debatoje duhet të mendoje thellë dhe padyshim me kontribute në të gjithë jetën politike të këtij vendi. Askush nuk është perfekt, por Fatos Nano kishte tolerancën, që jo shumë politikanë shqiptarë e kanë”, tha Mediu.

Lini një Përgjigje