TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Maj 2023, 14:47

Greqia vijon të turfullojë për arrestimin e Belerit: Vendimi i gjykatës skandaloz, po rrezikoni integrimin në BE

Shkruar nga Pamfleti
Greqia vijon të turfullojë për arrestimin e Belerit: Vendimi i
Fredi Beleri dhe ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias

Greqia vijon të turfullojë për arrestimin e Fredi Belerit. Kandidati i Metës dhe Berishës në Himarë u la në burg për blerje votash dhe dosja e tij u dërgua në Prokurorinë e Posaçme. Prokuroria ka siguruar prova të mjaftueshme për ta akuzuar atë për krime zgjedhore, por kjo ka tërbuar grekët.

Ministria e Jashtme greke ka reaguar në faqen e saj zyrtare në internet, ku e cilëson skandaloz arrestimin dhe mbajtjen në burg të tij. Madje ajo kërcënon se ky akt do të ndikojë në raportet mes dy vendeve.

Vendimi i sotëm i gjykatës së Vlorës është skandaloz. Arrestimi i një kandidati për Kryetar Bashkie dy ditë para zgjedhjeve nuk përbën shtet ligjor. Vendimi për ndalimin e kandidatit për Kryetar Bashkie sjell një ndryshim të plotë të rregullave të barazisë në zgjedhjet bashkiake në Himarë, qendra më e rëndësishme e pakicës kombëtare greke në Shqipëri.

Një vendim i tillë do të ndikojë edhe në marrëdhëniet e Bashkimit Europian me Shqipërinë, pasi kusht i kësaj rruge europiane është respektimi i rregullave europiane dhe parimeve të shtetit të së drejtës nga vendet kandidate. Vendime si ky i sotmi që shkelin parimet e mësipërme do të thotë se në praktikë Shqipëria nuk po ndjek rrugën europiane”, njofton ministria greke.

Fredi Beleri u arrestua një ditë më parë gjatë një tentative për blerje votash. Sot doli para Gjykatës së Vlorës, e cila e la në burg, ndërsa dosja kaloi në SPAK, institucion që merret me krimet zgjedhore.

Vetë Beleri ka kërkuar një masë të butë sigurie për shkak të gjendjes shëndetësore, pasi sipas tij vuan nga diabeti.

Sipas policisë, hetimet nisën 4 ditë më parë pas informacioneve se disa persona iu ofronin qytetarëve të ndryshëm, shuma të caktuara parash kundrejt dhënies së votës për një nga kandidatët konkurrues.

Bashkë me Belerin, pas hekurave ka përfunduar dhe Pandeli Kokaveshi, 44 vjeç, për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim.

athina regime

Lini një Përgjigje