TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Qershor 2026, 16:43

"Greqia shitet tek të huajt, ne na kanë futur xixat nga të katër anët", Rama: Nuk do e pranojmë këtë vetëprapakthim!

Shkruar nga Pamfleti
"Greqia shitet tek të huajt, ne na kanë futur xixat nga të
Edi Rama

Sipas Ramës, refuzimi i investimeve të huaja përbën një "ftesë për vetëprapakthim kolektiv", ndërsa Shqipëria duhet të vazhdojë të konkurrojë për tërheqjen e kapitaleve

Kryeministri Edi Rama vijon t’i mëshojë pretendimit se protestat në vend janë të orkestruara nga Greqia me argumentin se xhelozon zhvillimin e Shqipërisë. Rama shprehet në Facebook se "Greqia vazhdon të shitet te të huajt me sukses", ndërsa në Shqipëri, sipas tij, po krijon përçarje dhe debate që pengojnë zhvillimin ekonomik.

"Na i kanë futur xixat nga të katër anët që të zihemi mesveti edhe për 1+1 që bëjnë 2, e të vijmë vërdallë në udhëkryq kur konkurrenca vazhdon vrapin për më shumë investime të huaja", u shpreh kryeministri.

Rama ngriti pikëpyetje mbi kundërshtimin e projekteve të mëdha turistike dhe ekonomike, duke theksuar se vendet e rajonit po punojnë për të tërhequr investitorë, ndërsa në Shqipëri debati po fokusohet te rezistenca ndaj tyre.

Ai ka marrë si shembull zhvillimet në Mykonos, ku marka të njohura ndërkombëtare të hotelerisë dhe investitorë të mëdhenj po realizojnë projekte të reja shumëmilionëshe.

Sipas Ramës, refuzimi i investimeve të huaja përbën një "ftesë për vetëprapakthim kolektiv", ndërsa Shqipëria duhet të vazhdojë të konkurrojë për tërheqjen e kapitaleve dhe zhvillimin e sektorit turistik. Ai e bëri të qartë që nuk do t'i thotë jo investimit në Zvërnec.

"Po tërë bota e zhvillon turizmin dhe ekonominë duke u matur me sa investime të huaja tërheq, ndërsa ne do të matemi me sa rezistojmë kundër tyre?! Kjo është një ftesë për vetëprapakthim kolektiv që Shqipëria nuk mund, nuk duhet dhe nuk ka për ta pranuar."-shprehet Rama. 

Postimi i Ramës: 

Greqia vazhdon “të shitet tek të huajt” me sukses, kurse ne na i kanë futur xixat nga të katër anët që të zihemi mesveti edhe për 1+1 që bëjnë 2, e të vijmë vërdallë në udhëkryq kur konkurrenca vazhdon vrapin për më shumë investime të huaja… Po si mund t’i mbyllim ne rrugët për kapitalet e mëdha, tani që ato po nisin të vijnë në Shqipëri pas tërë mundit të madh që kemi bërë për të ardhur në këtë pikë?!

Po tërë bota e zhvillon turizmin dhe ekonominë duke u matur me sa investime të huaja tërheq, ndërsa ne do të matemi me sa rezistojmë kundër tyre?! Kjo është një ftesë për vetëprapakthim kolektiv që Shqipëria nuk mund, nuk duhet dhe nuk ka për ta pranuar.

Ja përmbajtja e artikullit: Marka të mëdha ndërkombëtare të hotelerisë po investojnë në Mykonos, ku hotele të reja me pesë yje nga Four Seasons, Fouquet’s dhe MGallery janë planifikuar të hapen së shpejti. Pavarësisht tensioneve gjeopolitike dhe një sezoni sfidues për turizmin, Mykonos vazhdon të mbetet një nga destinacionet premium më të rëndësishme në Mesdhe. Kompanitë ajrore po rrisin numrin e vendeve të disponueshme në fluturimet ndërkombëtare për sezonin 2026, me një rritje prej 7.1% të kapacitetit hyrës. Po shtohen gjithashtu linja të reja ajrore nga Roma, Londra, Abu Dhabi dhe Dubai, duke forcuar më tej lidhjet ndërkombëtare të Mykonosit. Një resort i ri me pesë yje, me vlerë mbi 100 milionë euro dhe i lidhur me investitorin egjiptian Naguib Sawiris, pritet të hapë dyert në maj të vitit 2027.

edi rama

8 Komente

  1. R
    Redi

    Mykonos eshte ishull vullkanik jo zone e mbrojur

    1. E
      Emanuela

      I shkreti une qe po te bien ne qafe ty. Ti je viktime o vella. Te gjithe po te sulmojne dhe nga te gjitha anet. Abuzojne me faktin qe ti je engjell, ti je kristal. Je aq i gjate sa nuk ulesh dot ti marresh ato te shkreta. Dhe gjyshja te ka thene 2 m vend do marresh. Ku do gjejne shqiptaret me te ndershem se ty. Ti cohesh i pari dhe fle i fundit. Ti e di cpo heq si kryem, po ja qe e ben e ben per shqiptaret. Po nuk po te lene. Ke 14 vjet ne pushtet si kryemin dhe prape nuk te lene. Dhe vete e ke gabimin. Po nuk vodhe nuk te le njeri, ndaj ndrysho , koha punon per ty, per ty mor qelbesire. Qelbesire qe qelb gjithcka qe nxin gjithcka qe shkaterron gjithcka, qe vjedh cdo qindarke. Ti je i pangopur ne sojin tend. Dhe ne fund habitesh, cne une te iki nga ky pozicion. Se ke menduar ndonjehere. Je artist askush nuk mund te vjedh me bukur dhe me shume se ty. I ke blere te gjithe, me shoqeri civile, me media, me analiste, pot nje popull tevtere qe e ke zhytur ne fukarallek nuk e blen dot. E ke varferuar aq shume, sa tani eshte ngritur si nje bishe qe do haje te zotin e vet.

      1. e
        erth

        Deri tani Greqia dhe Serbia kane refuzuar te gjitha projektet e Kushner me Ivanken.. Italia nuk behet fare llaf. Jane te tjera investimet e duhura, jo shitja bukurive te vendit te huajve..Rame nuk eshte e veshtire te sheshes Shqiperine, e veshtire eshte ta mbash per popullin e saj..Hajde bablok, qerrohu!

        1. T
          Tony

          Shit pukturat e tua o Koci teto Sofkes, jo token e Shqiptareve qe po ta shtrydhesh ne grusht te dores do kulloje vetem gjak. Qenka trap fare ky, si duket e ka shitur tere Shqiperine. Merreni mo rraseni brenda e tregojani qefin sa ti nxjerre te gjitha prockat qe ka bere pas shpines se Shqiptareve. Greqia te perlan edhe ujin e detit e ky verr verr shet ishuj. Greqia ka mijera ishuj qe jane te hapura e vetem gelqerore e megjithate nuk fal qimen. I ka ishujt deri ne gryke te Turqise e nuk ia fal. Po pra na tha edhe ky Nexhmija, u zgjuan delet, kur populli u ngrit atehere.

          1. T
            Tony

            Kopjon serbet vetem me te zeza vishet, si duket i kane dhene urdher te mos i heqe te zezat nga trupi. Te falesh token eshte perparim e te mos e falesh eshte prapakthim. Hej nuk juhet basketbollhidhe topin ku te mundesh, mashtro tjetrin e bej kosh. Hej qenke budalle pallosh.

            1. R
              R

              Ik mor qelbesire

              1. K
                Krimi ka emër..

                Ik , këput qafën o plehrë,o mashtrues,o hajdut i xhepave të taksapaguesve shqiptarë,o hajdut i miliarda eurove të dala nga xhepat e shqiptarëve..O kriminel..Kërkon të marrësh ti me Greqinë që ka 75 vjet që po ndërton turizëm elitar me rezidenca të vogla,dhe aspak me enklava oligarkësh që nuk kanë aspak të dedikuar për shqiptarët.Tua japësh pronat e shqiptarëve, të huajve për 5 lekë apo 1 euro për 50 apo 99 vjet . Shqipëria nuk është e jotja, që të bësh ti biznes sipas tekave tuaja,o hajdut,i kryekriminel...

                1. a
                  aladini

                  Ku jane perfitimet e deritanishme nga ato investimet e tua? Vazhdon te falesh naften dhe albpetroli nuk ka derdhur asnje qindarke. Ne xhepin tend e di vetem ti. Kromi dhe mineralet u jane falur oligarkeve dhe banoret e atyre zonave kane "te drejte" vetem te vene e te punojne dhe edhe te vdesin ne ato miniera. Ato "investime" ne juge sa kane ,kontribuar ne permiresimin e gjendjes ekonomike te popullit? Po ne rritjen e pensioneve? Asgje! Vetem juve pasuroheni! Po ato resortet nga jugu ne veri? Vetem ke krijuar grusht pasanikesh qe te shesin nje veze 8 euro. Rregullat poshteruse per investitoret strategjike, perfshi dhe Sazanin a Zvernecin, qe i perjashton nga taksat per 10 a me shume vjet, qe u jep token sipas slloganit Shqiperia 1 euro? Po fakti qe rinine dhe kedo shqiptar qe rron me pagen e punes vet e le pa shtepi dhe detyrohet te ikin? Ti breth neper Europe, Izrael e bote dhe ju thua hajde blini prona ne Shqiperi se jane lire!?!? Pse e ben kete, kush perfiton ne se izraelitet blejne ato rezidencat e ndertuara me parate e krimit????

                  Lini një Përgjigje