Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron së shpejti do të vizitojë Shqipërinë.
Mediat britanike shkruajnë se Cameron pritet të mbërrijë në vendin tonë javën e ardhshme, ku në fokus të takimit do të jenë goditja e bandave kriminale, korrupsioni dhe emigrimi i paligjshëm.
Në axhendën e vizitës së Cameron në Shqipëri është planifikuar takim me presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm Igli Hasani.
Në fokus të këtij takimi, sipas mediave britanike, do të jetë emigracioni i paligjshëm. Takimi parashikohet të zhvillohet në 22 Maj, nëse nuk do të ketë ndryshim agjende në varësi të zhvillimeve në Britaninë e Madhe.
"The Sun" shkruan se Cameron do të njoftojë një plan mes dy qeverive për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar
Zëdhënësja e qeverisë britanike tha se do të luftojmë ashpër terrorizmin dhe do të godasim bandat kriminale të kontrabandës që minojnë sigurinë kombëtare të Britanisë.
"Komanda e re e Sigurisë Kufitare e Laburistëve do të punojë me agjencitë ndërkombëtare dhe do të përdorë fuqi të reja të ashpra kundër terrorizmit për të goditur bandat kriminale të kontrabandës që minojnë sigurinë kombëtare të Britanisë", u shpreh ajo.
Kryeministri i Britanisë së Madhe Rishi Sunak ka paralajmëruar se siguria e Britanisë do të jetë në "rrezik" nëse plani i Ruandës anulohet.
ndërsa ai përgatitet të udhëtojë në Vjenë për bisedime mbi një goditje ndaj imigracionit të paligjshëm.
Kryeministri do të udhëtojë drejt Vjenës ku do të zhvillojë një takim me kancelarin austriak Karl Nehammer në fillim të kësaj jave, ku në fokus do të jetë goditja ndaj emigracionit të paligjshëm.
Ai thekson se duhet të ndërmarrin masa më të ashpra për të mbrojtur kufijtë e Evropës nga kriza e migracionit.
Vizita e Sunak vjen, ndërsa një numër në rritje vendesh në mbarë botën deklarojnë se duan të lançojnë skemat e tyre të stilit të Ruandës.
Edhe Donald Trump thuhet se dëshiron një program për dëbimin e emigrantëve nëse ai zgjidhet President i SHBA-së.
Lini një Përgjigje