TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Korrik 2023, 10:55

“Gjysma e grupit parlamentar të PS në dosjen e SPAK”, Tabaku: Rama të japë llogari për ‘ish-yllin’ e Financave!

Shkruar nga Pamfleti
“Gjysma e grupit parlamentar të PS në dosjen e SPAK”,
Jorida Tabaku në Kuvend

Me tone të forta deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka sulmuar ashpër maxhorancën, ndërsa theksoi se qeveria duhet të jap llogari për çështjen ‘Ahmetaj’.

Mes ironisë, Tabaku tha se gjysma e grupit parlamentar të PS-së, përmendet në dosjen e SPAK, gjë që sipas saj sot qeveria duhej të largohej.

Kërkesa jonë është e drejtë. Qeveria u bë avokate e tre personave në kërkim ndërkombëtar. Sot është minimumi që qeveria të japë llogari. Është turp që i keni dalë për zot kësaj vjedhje. Gjysma e grupit parlamentar të PS është në dosje, ka dhënë një tender, duhet të ishte larguar, të ulte kokën. Sot gjysma e qeverisë është përfshirë në këtë aferë. Sot qeveria nuk mund të fshihet.”, tha Tabaku.

jorida tabaku

Lini një Përgjigje