TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Korrik 2023, 10:33

Dosja e SPAK për arrestimin e Ahmetajn, Tabaku: Arratisja e tij është dështim i shtetit dhe parlamentit

Shkruar nga Pamfleti

Dosja e SPAK për arrestimin e Ahmetajn, Tabaku: Arratisja e tij

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka komentuar dosjen e SPAK dhe kërkesën për arrestimin e Arben Ahmetajt.

Në një prononcim për gazetarët para nisjes së seancës plenare, Tabaku u shpreh se është lajm i keq fakti që Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri, duke e cilësuar këtë dështim të shtetit dhe parlamentit.

“Zoti Ahmetaj është i pari që akuzohet për Tiranën. Çdo gjë është bërë publike. Diskutimet e kafeve besoj që t’i lëmë.

Kemi përpara drejtësisë tre zyrtarë të lartë. Lajmi i keq është se Ahmetaj nuk është këtu dhe ky është dështimi i shtetit dhe parlamentit që nuk arriti të mblidhet për ta çuar atë në kohë para drejtësisë”, deklaroi Tabaku.

tabaku ahmetaj spak arratisje

Lini një Përgjigje