TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Qershor 2024, 15:37

Gjykata i hoqi vulën, Kulluri tregon 3 rrugët e vetme që i kanë mbetur Lulzim Bashës

Shkruar nga Pamfleti

Gjykata i hoqi vulën, Kulluri tregon 3 rrugët e vetme që i

Ish-sekretari i marrëdhënieve me publikun e Partisë Demokratike Edvin Kulluri, ka folur lidhur me situatën aktuale të opozitës.

Ai tregon rrugët që do të ndjekë Lulzim Basha dhe zgjidhja që do u japë fund dilemave nëse grupi i Bashës duhet t’i bashkohen PD-së apo të përkrahin projektin e ri të demokratëve euro-atlantikë të ish-kryetarit.

Kulluri shprehet se Bashës i kanë mbetur 3 opsione për të zgjedhur. Sipas tij, Basha mund të tërhiqet nga politika, të bashkohet me foltoren ose të krijojë një parti serioze të djathtë. Kulluri shton se mundësia e fundit, është më e përshtatshme për Bashën.

“Ka tre rrugë që kanë mbetur. Të pezullojmë aktivitetin politik. Të bashkohesh me foltoren.

E treta të krijohet një parti serioze e djathtë me këtë strukturë që ishte që ka marrë 104 mijë vota e ka potencial të rritet me 200 mijë vota.

Rruga më e drejtë është kjo e fundit. Bashkim me Sali Berishën, nuk ka pasur e nuk do të ketë. Të lësh politikën nuk është opsion. Politika nuk është çështje personale, dhe as dëshirash të individit . Kush kërkon të merret me politikë duhet të vijojë duke reflektuar nga ajo që është bërë mirë dhe atë që është bërë keq.

Mirë është bërë lufta për zbatimin e dy vendimeve të gjykatës Kushtetuese, listat e hapura dhe vota e emigrantëve.

E rëndësishme është që kjo parti të ketë një drejtim kolegjial. Ajo që ndodhi me gjyqin ka një përgjegjësi hirearkike dhe Basha ka përgjegjësinë më të madhe. 

Duhet të bëhet patjetër një parti e qartë e djathtë, bazuar në programin që u prezantua në qershor por duhet një drejtim kolegjial i partisë me një grup prej 3 – 5 vetash të luajnë rolin e kryetarit me kolegjialitet.

Nuk duhet të ketë një kryetar në këto kushte. Duhet një përgjegjësi më kolektive se individuale.

Po të shohim çështjen e PD-së Berisha-Basha – Basha-Berisha nuk ka çuar askund në vitet e fundit. Nuk u tregua vendosmëri të duhur për të bërë betejën politike që Sali Berisha kishte bërë me ne. Ne nuk e bëmë me të.

Ky është mendimi im. Basha mund të mos jetë dakord por më rezulton se një pjesë e madhe e degëve dhe anëtarët e kryesisë ndajnë të njëjtin qëndrim si unë pasi kemi diskutuar privatisht. Drejtimi në këtë mënyrë është më racionale. Duhet një përfaqësim më kolegjial e secili të shikojë rolin e tij. Dhe mbi të gjitha të reflektosh nga historia që të mos bëjmë gabime që kemi bërë më parë", tha Kulluri për “Report Tv.

Lini një Përgjigje