TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Prill 2023, 22:28

Gjuha raciste ndaj shqiptarëve në Angli, Rama sulmon britanikët: Po kalojnë krizë nervore, duhet t’i kuptojmë

Shkruar nga Pamfleti

Gjuha raciste ndaj shqiptarëve në Angli, Rama sulmon britanikët:

Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste nga Forumi Ekonomik i Delphit ka folur edhe sa i takon gjuhës raciste të përdorur nga Britanikët ndaj Shqiptarëve.  

I pyetur lidhur me këtë narrativë raciste, Rama me ironi u shpreh se ai vend po kalon krizë nervore dhe duhet kuptuar. Sipas tij Britania ka humbur shumë pika reference dhe aktualisht janë në një pozicion të vështirë.

Duhet të kapeshin me shqiptarët për të treguar se kanë muskuj. Do t’i durojmë deri sa ta kapërcejnë këtë situatë. Nëse flasin keq nuk është problemi ynë por problemi i tyre. Ata po kalojnë një lloj krize nervore si vend dhe duhet t’i kuptojmë. Kanë humbur shumë pika reference dhe janë vërtet në pozicion të vështirë”, tha Rama.

Kujtojmë se vitin e kaluar një numër i lartë shqiptarësh emigruan drejt Britanisë së Madhe me varka nga kanali i Lamanshit duke u bërë një problem i madh për qeverinë britanike. Që pas atij vrulli emigrantësh qeveria britanike i ka targetuar shqiptarët si trafikantë, kriminelë dhe njerëz të rrezikshëm. Kjo retorikë ka ngjallur një reagim të madh si në Angli ashtu dhe jashtë saj, por pavarësisht kësaj Britani nuk është tërhequr dhe ka nënshkruar disa marrëveshje për rikthimin e shqiptarëve që shkojnë në Angli në mënyrë të paligjshme.

rama angli gjuha raciste

Lini një Përgjigje