
Vijon "loja" mes politikanit britanik dhe kryeministrit shqiptar...
Vijon telenovela mes politikanit kontrovers britanik, Nigel Farage dhe Edi Ramës. Të dy po luajnë "hidh e prit" me refugjatët shqiptarë.
Farage ka reaguar sërish, ku duket se ka pranuar ftesën e Edi Ramës për të vizituar Shqipërinë si i ftuar nderi i Kryeministrit të Shqipërisë.
"E pranoj ftesën e kryeministrit Edi Rama për të vizituar Shqipërinë si i ftuar nderi. Do të diskutojmë kthimin e të burgosurve shqiptarë", shkruan ai.
Kreu i partisë “Reform UK”, megjithatë, nuk kursen asnjë përgjigje ndaj Ramës, i cili thotë se nga njëra anë bën një marrëveshje me kryeministren italiane Giorgia Meloni për të çuar refugjatët në kampet e Gjadrit, por nga ana tjetër, sipas tij, refuzon të marrë shqiptarët e burgosur në Britaninë e Madhe.
Më herët, në një intervistë, Nigel Farage tha se e kishte fituar bastin me Edi Ramën, por theksoi gjithashtu se nuk i pëlqenin qëndrimet kritike të kryeministrit shqiptar ndaj Brexit-it, referendumit që nxori Anglinë nga BE-ja.
I accept Prime Minister @EdiRamaal’s invitation to visit Albania as his guest of honour.
— Nigel Farage MP (@Nigel_Farage) June 30, 2025
We will discuss the return of Albanian prisoners. pic.twitter.com/PREL64fbfr
Lini një Përgjigje