TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Qershor 2025, 22:04

Rinumërimi në Tiranë, Ledio Braho: Hoqi baltën ndaj komisionerëve, nuk kisha pritshmëri

Shkruar nga Pamfleti

Rinumërimi në Tiranë, Ledio Braho: Hoqi baltën ndaj

Anëtari i KAS-it, Ledio Braho u shpreh se procesi i rinumërimit kishte për qëllim për të bërë transparencë.

Në emisionin ‘Drejt’ në Oranews, Braho tha se meqenëse pati shumë problematika, pati shumë kandidatë që ngritën pretendime në lidhje me votat dhe për të bërë transparencë dhe për të pastruar procesin e numërimit në KZAZ, ne vendosëm që të hapnim kutitë për qarkun e Tiranës.

“Me thënë të drejtën unë nuk kisha pritshmëri që do kishte trafikim prej mijëra votash siç u pretendua dhe procesi atë tregoi.

Që përveç disa dhjetra votave që në raport me numrin e votave që ka qarku i Tiranës janë më pak se 1% e votave pamë atë që kishte thjesht ose vlerësime të ndryshme që mund ti bëhen një flete votimi për shkak të subjektivitetit ose kishte gabime njerëzore.

I vetmi ndryshim që erdhi, erdhi brenda PD midis dy kandidatëve që asnjëhëri prej tyre për momentin nuk është me mandate në Kuvend.

Një zhvendosje mes Dogjanit dhe Murrizit, kjo ishte e vetmja zhvendosje.

Procesi i rinumërimit hoqi gjithë atë baltë që ishte hedhur mbi numëruesit”, tha Braho.

Lini një Përgjigje