TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia14 Tetor 2023, 18:05

Gati prangat për Dritan Lelin; dy nga bëmat 11 milionë Euro i ka bërë me Bashkim Ulajn në 1 muaj

Shkruar nga Pamfleti
Gati prangat për Dritan Lelin; dy nga bëmat 11 milionë Euro i ka
Në foto: Edi Rama dhe Dritan Leli /

Në dosjen e hetimore është edhe mashtrimi e vjedhja me tenderin e “stolave inteligjentë” me vlerë totale 630 milionë lekë me TVSH, që Bashkia e Vlorës i ka vendosur në Lungomare; ku sipas dosjes financiare vlera e 1 stoli është 30 milionë lekë të vjetra me TVSH e janë jashtë funksionit, pa llogaritur 500 mijë Euro shpenzim pas 2-3 muajsh për gjoja riparimin e tyre...

Në tavolinën e SPAK, mbështetur në një kallëzim, disa denoncime dhe në konstatimet e KLSH, po bëhet gati prangosja e ish-krye bashkiakut të Vlorës, Dritan Leli; për të cilin, PS nuk do ankohet se përse edhe këtë herë “do goditet majtas”, mbasi ai është damkosur nga Babloku.

Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit “gërmuan” 7 muaj, që të provonin vërtetësinë e abuzimeve në tenderët e Bashkisë-Vlorë gjatë viteve 2016-2021, ndërsa prokurorëve të SPAK-ut, u janë dashur 8 muaj për të ndërtuar e ngritur akuzën me prova kundër Dritan Lelit.

Për herë të parë, ish-krye bashkiaku Dritan Leli u thirr në SPAK më 22 korrik 2022 më statusin e drejtuesit që kishte dijeni si urdhërues i tenderëve dhe personit të pyetur paraprakisht për verifikime, ku për 90 minuta u njoh me akuzat në denoncimet dhe gjetjet e KLSH.

Kur doli nga SPAK, Dritan Leli i bërë “limon”, i hutuar dhe me zë të dridhur e duke vrapuar, u tha gazetarëve: - “Shkoni pyesni në SPAK, përse më pyetën mua, unë jam i pastër”.

Por tani pas 14 muajsh, mësohet se për çfarë e kanë marrë në pyetje në SPAK, ku sipas informacionit që disponon “Pamfleti”, i është ngritur akuzë e fortë dhe me shumë prova, për bëma financiare, proceduriale, falsifikime e klientelizëm me tenderët.

Dy nga bëmat, për të cilat ish-krye bashkiaku Dritan Leli do përfundojë në pranga, si disa prej ish-kolegëve krye bashkiakë të PS, i ka bërë brenda një muaji në prill-maj 2021 me oligarkun Bashkim Ulaj në vlerën totale 11 milionë Euro.

Gati prangat për Dritan Lelin; dy nga bëmat 11 milionë Euro i ka

Një tender ishte me objekt: “Rikonstruksion i ujësjellësit në fshatrat e Njësisë Administrative Novoselë” me vlerë 7.8 milionë Euro. Tjetri për “Ndërtim kanale ujërash të zeza dhe lidhjet e me banesat e qytetit të Vlorës”, në vlerë 3.2 milionë Euro, ndërsa punimet janë realizuar 40-50% e janë marrë në dorëzim sikur janë kryer 100% dhe me cilësi të lartë e garanci sipas kontratave.

Akuza ndaj Dritan Lelit, ka edhe 9 tenderë të tjerë fiktivë, të dhënë pa garë e sa 99-100% të fondeve limit e me dyfishim të kostove reale; mes tyre tenderi me vlerë 3.5 milion Euro për “Studim, projektim të rrjetit të kanalizimeve Lungomare Vlorë-Rradhimë” dhënë dy firmave  “Srp Albanian Enginerring Sh.p,k” dhe “ I T M Sh.p.k”.

Dhe tenderi me vlerë 2.4 milionë Euro, me objekt “Përmirësimi i sistemit me ujë në lagjet Fabrika e Çimentos- Partizani- Karabash dhe rindërtimi i ujësjellësit të Babicës së Vogël”.

Në dosjen e hetimore është dhe tenderi për “stolat inteligjent”, që Bashkia Vlorë i ka vendosur në Lungomare; ku sipas verifikimit në terren, janë vendosur 20 stola inteligjent, secili me vlerë 30 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Gati prangat për Dritan Lelin; dy nga bëmat 11 milionë Euro i ka

Ata u quajtën “Sistemi Multifunksional Smart City”, për gjoja shërbim e komunikim me “Wi‐fi Free”, karikim telefoni, sistem elementësh fotovoltaik për të ndriçuar zonën dhe rrjet për lidhje direkte me kryetarin dhe zyrtarët bashkisë, spitalin, policinë e shërbimin zjarrfikës.

Por pas 2-3 muajsh, “stolat inteligjent” nuk funksionuan më, mbasi ishin stola të zakonshëm më shërbime të instaluara nga Bashkia, madje përveç 625 milionë lekë të tenderit, u shpenzuan edhe 500 mijë Euro të tjera, për gjoja riformatimin dhe riparimin e tyre./Pamfleti

dritan leli vlora spak pranga bashkim ulaj

Lini një Përgjigje