
Pazaret e tyre të pista me dosjet penale, janë të skeduara dhe nga Drejtoria e Informacinit të Klasifikuar, me raportin e saj sekret: “GP Nr. 11699, datë 30 korrik 2017 e rifeskuar në shtator 2022, raport që hartohet me të dhëna nga SHISH, Anti-krimi dhe Drejtoria e Parandalim-Pastrimit të Parave.
Dosja e komisionit të “Vetting” për pasuritë e prokurorit të Tiranës, Ylli Bashaj, zbuloi dy fakte:
1. Prokurori Ylli Bashaj dhe avokati “monstër” pazaresh e mashtrimesh Saimir Vishaj, janë miq që kanë bërë shkëmbime financiare jo ligjore dhe kanë pastruar nga krimi dosjen e bandës “Rraja”, duke e klasifikuar ngjarjen e shëmtuar “Plagosje e lehtë”, njeri si palë i akuzës e tjetri si avokat.
2. Për blerjen e një apartamenti 93 m2 në Tiranë, prokurori Ylli Bashaj i deklaroi me shkrim e me gojë para komisionit të “Ventting”-ut dhe ONM, se ka marrë hua edhe nga miku i tij, avokati Saimir Vishaj, por pa dokumente.
Të njëjtën gjë deklaroi dhe avokati Saimir Vishaj kur u pyet nga komisioni hetimor, por deklarimi i tij u konsiderua mashtrim e sajim për të justifikuar milionat e pista të mikut të tij prokuror, mbasi vetë avokati Vishaj deklaron se nuk i kujtohet kur ia ka dhënë huan financiare dhe as kohën kur ia ka kthyer prokurori.
Mashtrimi tjetër i avokatit pazarxhi Saimir Vishaj, del nga verifikimet në tatime, ku thuhet se gjatë vitit të dhënies së huas, ky nuk kishte kapacitete financiare dhe as nuk kishte deklaruar në bilance, pakësime fitimesh për efekt dhënie borxhi.
Mashtrimin e nxori një dokument tjetër i ILDKPI, ku prokurori Ylli Bashaj ka deklaruar se nga miku i tij avokat Saimir Vishaj, borxhin 19 mijë USD e ka marrë me akt-noterial te zyra e Bankës Italo-Shqiptare, ndërsa para komisionit të Vetting-ut e ONM, ai dhe Saimir Vishaj deklaruan se i kishin dhënë e marrë pa dokumente.
Këtë mashtrim zyrtar të prokurorit Ylli Basha e avokatit Saimir Vishaj, komisioni i Vetting-ut nuk e vlerësoi si provë, për të justifikuar fshehjen e milionave të pista, me të cilat ai ka blerë e apartamentin 93 m2 në Tiranë.

Ndërsa ONM i SHBA-BE që monitoron Vetting-un, e cilësoi mashtrim dhe akt të kundërligjshëm, për të shpëtuar nga shkarkimi prokurorin e bandës “Rraja”.
Prandaj, kundër vendimit Nr. 671, datë 14.6.2023 që e la në detyrë prokurorin Ylli Bashaj, Komisioneri ONM, me vendim Nr. 33/2023, datë 20.07.2023, bëri apelim në shkallën e dytë të Vetting-ut për shkarkimin e tij, me prova për pasuritë me burime financiare të paligjshme..
Nëse lidhjet e afërta mes prokurit Ylli Bashaj e avokatit Saimir Vishaj, i vërtetoi hetimi i komisionit të vetting-ut, pazaret e tyre të pista me dosjet penale, janë të skeduara dhe nga Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar, me raportin e saj sekret: “GP Nr. 11699, datë 30 korrik 2017 e rifreskuar në shtator 2022, raport që hartohet me të dhëna nga SHISH, Anti-krimi dhe Drejtoria e Parandalim-Pastrimit të Parave.
NË VIJIM/ Do publikojmë një dokument zyrtar, që vërteton se familja e avokatit Saimir Vishaj është pjesë e aktivitetit kriminal me “Forex”-ët; dhe ka krijuar disa fima fantazma, për pastrimin e parave të pista./Pamfleti
Lini një Përgjigje