Ndoshta prokurori Ylli Bashaj, ka përdorur si version e lehtësues për Rrajat, deklaratën publike të mikut të tij pazarxhi, Sajmir Vishaj; avokat i bandës Rraja, i cili u tha të dëmtuarve në një emision televiziv: - Ju nuk keni plagosje të rënda, se ndryshe nuk do ishit gjallë, prandaj mos shpifni, se po të donin Rrajat u kishin vrarë...
Prokurori i Tiranës, Ylli Bashaj, përfundoi hetimet për dhunën barbare me pasojë plagosjet e rënda që banda e fisit “Rraja”, u bëri anëtarëve të familjeve “Maja” nga Borizana, të cilët kishin denoncuar shkatërrimin e banesave nga shpërthimet në guroret e fisit “Rraja”.
Sipas dosjes hetimore, dhunën kolektive me thyerje të kockave të kokës, fytyrës, brinjëve, këmbëve, krahëve e hematomat e shkaktuara me shkopinj bejsbolli nga banda Rraja”, prokurori Ylli Bashaj i ka klasifikuar “Plagosje të lehta”.
Ai ka marrë për bazë 3 raporte ekspertimi mjeko-ligjor false: Ekspertim Nr. 1620, datë 24.07.2023; Ekspertim Nr. 1621, datë 24.07.2023 dhe Ekspertim Nr. 2017, datës 18.09.2023, ku thuhet se “Plagosjet janë të lehta”, por të dëmtuarit deklaruan se nuk u është bërë ekzaminim.
Pasi ekspertimet mjeko-ligjore rezultuan false dhe ishin pranuar si të vërteta nga prokurori Ylli Bashaj, reagoi publikisht Prokuroria e Tiranës, me këtë deklarim zyrtar:
- Është regjistruar procedim për plagosje të rëndë me dashje dhe akuza nuk ka ndryshuar dhe si e tillë po hetohet e do çohet për gjykim, si dhe me akuzën kanosje për jetën me armë zjarri.
Mirëpo prokurori Ylli Bashaj e mbylli hetimin për dhunën barbare të bandës “Rraja”, me klasifikimin “Plagosje e lehtë dhe dyshime, se një send i përdorur si kërcënim mbi kokën njërit prej të dhunuarve, dukej në formë armë zjarri pistoletë”.
Ndoshta prokurori Ylli Bashaj, ka përdorur si version e rrethanë lehtësuese për Rrajat, deklaratën publike të mikut të tij pazarxhi e mashtrues, Sajmir Visha, avokat i bandës Rraja, i cili u tha të dëmtuarve të fisit Maja në një emision televiziv: - Nuk keni plagosje të rënda, se ndryshe nuk do ishit gjallë, prandaj mos shpifni, se po të donin Rrajat u kishin vrarë...
Të njëjtin marifet me ekspertim false, fshehje kallëzimi, zhdukje provash e pushim çështjeje, prokurori Ylli Bashaj ka bërë në favor të mafiozit të fondit “BESA”, Bajram Muça, i kallëzuar 3 herë me prova për vjedhje nëpërmjet mashtrimit me kredi false të 1270 qytetarëve.
Të njëjtat pisllëqe ka bërë kur ishte shef sektori hetimi në Prokurorinë e Përgjithshme dhe e larguan prej andej, duke e çuar në Lushnjë e më pas në Kavajë, ku ka shumë raste favorizimi krimi e korrupsioni.

Saktësojmë, se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, përfaqësues kushtetues i SHBA-BE që mbikëqyr vettingun; për prokurorn Ylli Bashaj të dosjes “Rraja”, ka kërkuar përjashtimin nga drejtësia për pasuri të paligjshme, fshehje të tyre e pastrim parash, duke bërë kërkesë në Komisionin e Pavarur të “Vetting”.
NË VIJIM/ Do publikojmë një dokument zyrtar, që vërteton se dy miqtë pazarxhinj: prokurori Ylli Basha i Rrajave dhe avokati Saimir Vishaj i Rrajave, kanë mashtruar drejtësinë dhe ONM-SHBA, në lidhje me çeqe financiare, prandaj nuk është rastësi, që shumicën e dosjeve të majme të Ylli Bashajt, i merr sekser-xhambazi Saimir Vishaj./Pamfleti
Lini një Përgjigje