
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar fjalimin e vajzës së tij Argita Malltezit në Kuvendin Kombëtar të PD.
Ai tha se Argita nuk do të garojë kurrë përballë të atit, Sali Berishës.
"Se çfarë do të bëjë Argita Malltezi në të ardhmen e saj, unë nuk mund ta them dhe këtë ta them haptas. Por për një gjë të jeni i sigurt, që nuk do të jetë ajo që do të garojë me të atin e saj. Për këtë 100%.
Se edhe unë kam kodin tim, që i përmbahem. Ajo nuk mund të jetë.
Pas meje unë nuk jam përgjegjës se çfarë mund të ndodhë. Unë them që ajo është një njeri që ka të drejtën si çdo demokrate e demokrat, të marrë pjesë në garat, cilat të dojë.
E vetmja gjë që nuk mund të ndodhë është që ajo të garojë me t2 atin e saj.
Kjo nuk ndodh. Nuk mund të bëhet partia familje", tha Berisha për “Syri Tv”.
Lini një Përgjigje