TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Tetor 2023, 22:50

Firmosi 12 kulla brenda ditës, Rama: Janë pak, do ndërtohen edhe të tjera

Shkruar nga Pamfleti

Firmosi 12 kulla brenda ditës, Rama: Janë pak, do ndërtohen edhe

Kryeministri Edi Rama duket se e ka ndarë mendjen që Tiranë të mbushet me kulla deri në fund të mandatit. Sot Këshilli i Kombëtar i Territorit i drejtuar prej tij firmosi 12 leje kullash, por në “Opinion Rama tha se do të ketë dhe të tjera sepse janë pak për kryeqytetin.

Kulla janë pak akoma në Tiranë. Kulla nuk janë ato me 10 apo 15 kate. Kulla janë ato mbi 20 kate. Janë dhënë sot edhe 3 të reja. Është dhënë një midis atyre të dyjave në qendër, njëra te bulevardi i ri dhe tjetra tek “21 dhjetori”. Janë të larta këto të fundit.

Është fat që kemi arkitektët më të njohur që vijnë në vendin tonë. Tirana e ka potencialin për t’u zhvilluar lart njëlloj si Tel Avivi. Ne nuk kemi prishur trashëgiminë historike. E kemi mbrojtur atë. Rritja e densitetit të popullsisë në qendër sjell rritje ekonomike. I blejnë shqiptarë dhe të huaj. Çmimet janë të larta. Shqiptarët kanë sakrifikuar për shumë vite dhe përderisa i blejnë kanë para”, tha Rama.

 

Lini një Përgjigje