
Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se përse nuk shkoi te protestat, por po bllokon Kuvendin.
Sipas tij, qytetarët nuk i thirrën në protestë sepse është zhdukur çdo hapësirë demokratike në Parlament dhe për këtë si fillim tha ai duhet të ngrihemi vetë.
“Sot është bërë hapi i parë, qytetarët nuk janë ftuar, ata janë ftuar që të mbështetin këtë lëvizje. Ne nuk i ftuam në protestë. D.m.th ka një fillim ndryshe, sepse u zhduk çdo hapësirë demokratike në parlament dhe ne do ta fillojmë që aty. Nuk kemi pse e kërkojmë në shesh, do e kërkojmë vetë në radhë të parë.
Sot është hapi i parë për rikthimin e votës së lirë. Vota e lirë është qëllimi më madhor.
Edi Rama është në prag të burgut, nuk e shpëton dot sepse është bashkëfajtor në çështjen McGonigal. Ai tha është fajtor, por gjysmën e ka Rama”, tha ai.
Lini një Përgjigje