TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Dhjetor 2023, 22:24

Fati i Berishës në dorë të Alibeajt? Cilët janë 10 anëtarët e Këshillit të Mandateve që vendosin të hënën për kërkesën e SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Fati i Berishës në dorë të Alibeajt? Cilët janë 10
Berisha-Alibeaj

Dita e hënë duket se do të jetë një ditë sfiduese për Sali Berishën. Nëse do kishte pranuar të përballej me drejtësinë, ish-kryeministrin do e shihnim më 18 dhjetor në derën e SPAK, ku do të duhej të firmoste për zbatimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Por ai nuk e pranon këtë masë dhe të hënën mund të hapet rruga e arrestimit. Në orën 12.00 në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit do të shqyrtohet kërkesa e SPAK, ku kërkohet autorizimi që deputeti Berisha të mund të vendoset nën një masë sigurie. Berisha ka paralajmëruar protesta dhe ka sinjale se mund të tentohet bllokimi i komisionit.

Por sido që të vijnë punët, fati i tij është në duart e 10 deputetëve, 5 të mazhorancës dhe 5 të opozitës.

Anëtarët e Këshillit të Mandateve janë: Lindita Nikolla (PS), Klotilda Bushka (PS), Ermonela Felaj (PS), Arben Pëllumbi (PS), Taulant Balla (PS), Gazmend Bardhi (PD), Enkelejd Alibeaj (PD), Ervin Salianji (PD), Greta Bardeli (PD), Saimir Korreshi (PD)

Anëtarë zëvendësues: Xhemal Qefalia (PS), Klevis Xhoxhi (PS), Blerina Gjylameti (PS), Dhurata Çupi (Grupi PD), Dashnor Sula (PD).

Pra nëse shohim krahun e djathtë, më saktë listën e demokratëve, thuajse të gjithë anëtarët janë rreshtuar tashmë krah Berishës. Dallim bën vetëm një emër, Enkelejd Alibeaj. Votat në Këshilli mund të ndahen 5 me 5 dhe duhet të vendosë seanca plenare pastaj. Por Alibeaj pritet që  të marrë pjesë dhe nëse ai voton pro arrestimit të Berishës, atëherë PD nuk del dot me raport më vete. Mjafton vota e Alibeajt që të vuloset që aty heqja e imunitetit. /Pamfleti

Lini një Përgjigje