TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Shtator 2023, 14:21

Fatbardh Kadilli: Berisha nuk jep më rezultat, rri në parlament kot për interesa personale

Shkruar nga Pamfleti

Fatbardh Kadilli: Berisha nuk jep më rezultat, rri në parlament kot

Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli, e ka përkufizuar takimin Bardhi-Berisha si një bashkim pa asnjë bazë morale. Në një intervistë për “Abc News”, ai u shpreh se projekt i tyre është i konsumuar dhe se sipas tij, Berisha nuk jep më rezultat.

“Bardhi-Berisha, një bashkim pa asnjë bazë morale. Kanë akuzuar njëri tjetrin për vrasje dhe bashkëpunëtor në vrasje. Ndërsa sot u thonë shqiptarëve të dy bashkë do rrëzojmë një vrasës. E kuptoni sa qesharakë e bëjnë opozitën kështu. Çfarë fryme të re opozitare sjellin, po bashkë krijojnë mitin, ja u bashkuam. Po bashkë ishin, vajtën në Kukës bashkarisht, pse nuk dhanë rezultat. Nuk funksionon bashkimi i dy shefave. Nuk është çështje bashkimi emrash, por aksioni politik. Njerëz të stërkonsumuar të akuzuar për korrupsion. PD nuk e votojnë se është i konsumuar projekti, Berisha nuk jep më rezultat. U gdhinë një ditë e panë veten deputetë e nuk kanë folur kurrë në parlament. Rrinë për interesa personale për një rrogë deputeti.

Nuk jam dakord me linjën politike të PD zyrtare. Një forcë politike është e destinuar të garojë, në të kundërt nuk është më forcë politike. Ndaj Basha o do i qëndrojë vendimeve ose të mos kunsumojë edhe një herë moralin politik. Basha ka gjithë mundësitë teorike për të ngritur atë forcë politike.

Është shumë i ndrojtur si aksion politik. Nuk jam këshilltar i tij. Manifesti politik që shpalla në PD është dokumenti më  që opozita ka përballë. Hapet partia kur njerëz që s’kanë qenë me PD duan të jenë me PD. Vijoj të këmbëngul te idetë e mia politike. Basha, Berisha e kushdo që i ndjek nga pas i ka mekanizmat. Berisha edhe të dojë nuk e bën më dot, Basha i ka shanset le ta provojë. Njerëzit presin çfarë do bëjë një opozitë. Nuk ka rëndësi kush do e bëjë por çfarë do bëjë”, tha Kadilli.

fatbardh kadilli berisha

Lini një Përgjigje