Anëtari i Partisë Demokratike në degën e Fushë-Krujës, Besmir Haliti, ka njoftuar largimin e tij nga aktiviteti politik brenda kësaj force, duke shoqëruar vendimin me akuza të forta ndaj procesit zgjedhor për drejtimin e degës së Krujës.
“Prej ditës së sotme deklaroj se nuk jam më anëtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë,” shprehet Haliti, teksa e ka cilësuar garën për kryetar të degës si “një farsë e shpifur antidemokratike”.
Sipas tij, procesi është “i gatuar dhe i dirigjuar” nga drejtues të lartë të partisë dhe grupe interesi, ndërsa pretendon se është favorizuar një kandidat i caktuar.
Haliti akuzon drejtpërdrejt Sekretarin e Përgjithshëm, Flamur Noka, për ndërhyrje në proces, duke shtuar se “dhunimi dhe poshtërimi që Flamur Noka u bën anëtarëve dhe strukturave të PD-së në Krujë dhe Fushë-Krujë është i paprecedent”.
Ai pretendon gjithashtu se kandidatë me mbështetje reale janë përjashtuar nga gara në mënyrë të qëllimshme, ndërsa kandidatura përballë emrit të favorizuar e cilëson si “një kukull të vendosur në garë si ornament”.
Në reagimin e tij, Haliti kritikon faktin që baza e partisë nuk është përfshirë në vendimmarrje.
“Baza nuk u pyet dhe as u mor në konsideratë mendimi i saj për asnjë çast", thekson ai, duke shtuar se procesi është ndikuar nga “influenca dhe grupime interesi”.
Ai shprehet gjithashtu se bashkimi i degëve Krujë dhe Fushë-Krujë është një “gabim trashanik politik” dhe se situata aktuale ka sjellë përçarje dhe dobësim të Partisë Demokratike në zonë.
Duke reflektuar mbi përvojën e tij, Haliti thekson se kishte shpresuar për një ndryshim pas zhvillimeve të fundit në parti, por sipas tij, “gjendja e demokracisë dhe e respektimit të ligjit… është përkeqësuar edhe më shumë”.
Besmir Haliti thekson gjithashtu se nuk ndihet më i përfaqësuar nga drejtimi aktual i PD-së.
“Aspiratat e mia të djathta… janë fyer dje dhe po fyhen rëndë edhe sot”, duke shtuar se angazhimi i tij do të vijojë jashtë kësaj force politike.
MULI, ose me sakte Mr. NOCKA, nuk mund te beje asgje, pa pasur aprovimin e babait te tij, KERRICIT, Sali RAM BERISHOVICI, I Vicidollit. Me mire qe u teroqe me nder e dinjitet.