
Një ditë pas propozimit si ministër, Blendi Gonxhja ka mbërritur në Shëngjin për t’u bërë pjesë e mbledhjes dy ditore informale të qeverisë.
Inovacioni është një prej çështjeve prioritare për t’u diskutuar.
Kjo është arsyeja e pjesëmarrjes në mbledhje të Blendi Gonxhjas, krah drejtoreshës së AKSH-së, zonjës Karçani.
Dje Kryeministri Edi Rama bëri ndryshime në kabinetin qeveritar. Rama njoftoi dje krijimin e një ministrie të re që do drejtohet nga Blendi Gonxhja.
Para këtij vendimi, Gonxhja ka mbajtur postin e drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Ministria e re do të këtë në përbërje degën e Ekonomisë, që aktualisht është në varësi të Ministrisë së Financave dhe që drejtohet nga Ervin Mete. Me këtë lëvizje, Ervin Metes do t’i mbetet vetëm Ministria e Financave. Po ashtu, në këtë ministri të re do të shkrihet dhe Kultura, që nënkupton largimin e Elva Margaritit nga ministria që drejton aktualisht.
Lini një Përgjigje