TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Janar 2024, 22:12

Flamur Noka: Rama gjeti një Hamza si Basha në PD dhe e përdori për të përçarë opozitën

Shkruar nga Pamfleti

Flamur Noka: Rama gjeti një Hamza si Basha në PD dhe e përdori

Deputeti demokrat Flamur Noka u shpreh se Rama gjeti një Hamza te PD-ja e bleu dhe e përdori dhe ja ku shkoi kjo çështje.

Në “Drejt” ai tha se në këto kushte nuk mundet as me 200 mijë forca politike sepse vjedh votat. Po ashtu ai komentoi dhe skenat e 8 janarit.

Janë skena të trishta. Unë kur i shoh bëj analizën. Në këtë vend për fat të keq figura që janë shitur dhe janë blerë ka prodhuar shumë ky vend. Ajo që është më e rëndësishme është se populli ka korrigjuar gabimet e veta dhe demokratët u ngritën për të korrigjuar atë gabim.

Nëse nuk do të kishte një Hamza të dytë në radhët tona ajo situatë do të ishte shmangur. Rama e ka aspektin e blerjes për të përçarë opozitën. Rama gjeti një Hamza te ne e bleu dhe e përdori dhe ja ku shkoi kjo çështje”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje