TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Dhjetor 2024, 20:18

Edvin Kulluri nxjerr sondazhet e brendshme: PD ka rënë në nivelin e 31% të votave, partitë e reja janë rritur në 20%

Shkruar nga Pamfleti

Edvin Kulluri nxjerr sondazhet e brendshme: PD ka rënë në nivelin

Zyrtari i partisë ‘Djathtas 1912’, Edvin Kulluri, është shprehur se PD ka rënë në nivelin e rreth 31% të votave, ndërsa partitë e vogla janë rritur në 20 %.

Komentet Kulluri i bëri në ‘Ditari i Pasdites’ në A2 CNN, ku tha se rritja e partive të vogla para zgjedhjeve, është më e madhja në një kohë kaq të shkurtër..

Kulluri tha gjithashtu se rënia e PD i dedikohet ciklit të mbyllur të Sali Berishës në krye të PD-së dhe luftës së brendshme gjatë këtyre viteve në këtë forcë politike.

Sondazhi i fundit tregonte që me një pjesëmarrje diku te 60 %, PS është diku te 48.5 %, PD është 30.7 apo 31 %, ndërsa partitë e reja ishin diku te 20 % e votave. Ka ndodhur nga nëntori në dhjetor, për një muaj janë rritur nga 14 % në 20 %.

Shtimi i votave ka qenë shumë i shpejtë për partitë e vogla. Kjo shpjegohet me ciklin e mbyllur të Berishës në krye të PD-së, gjithë krizën që ka kaluar PD në këto 7 vite. Mos mendo se shikojmë vetëm ne të dy, shikojnë edhe njerëzit, ata mendojnë më shumë se ne për politikën.

Njerëzit e vuajnë në kurrizin e tyre politikën e një vendi. PD ka rënë me 400 e ca mijë vota gjatë krizave të veta. Por PS ka një specifikë që është pak më solidare si parti, pra solidaritetin e kanë mënyrë funksionimi të vetën. PD është më liberale”, tha Kulluri.

Lini një Përgjigje