
Kryeministri Edi Rama vijon të bëjë gallatë nëpër takimet elektorale. Sot ai ishte në Petrelë në një takim me të rinjtë.
Por teksa fliste gjerë e gjatë për misionin kryesor të shqiptarëve që është rruga drejt Bashkimit Evropian, i tërhoqën vëmendjen 3 të rinj. I mori në podiumin ku po mbante fjalën, për t’ju përsëritur se fokusi duhet të jetë te pasaporta europiane dhe jo fjalët vesh më vesh me njëri-tjetrin.
-Nuk kemi ku i mbajmë shpresat veçse te ju.
Edi Rama: Ti je fanatik i PS-së dhe imi, sa të jenë mandatet thua s’ka problem. Por nuk është kjo përgjigja, ti nuk ja mbush mendjen dikujt tjetër. Ti nuk e di se nuk të la ky apo nuk deshe ta dish se doje të dëgjoje këtë? Si është kjo punë?! Hë? Krijohen miqësira, hidhen shikime, merren shikime. Pse nuk e le të të dëgjonte?
-Nuk ndikohet!
Edi Rama: Që të shpëtosh nga unë duhet të më thuash ç’a po i thoshte kur unë po i flisja për BE-në?
-Nuk e themi dot.
Edi Rama: Hë mo se s’po i thoje një gjë të madhe se po të dëgjonte ajo tjetra.
Edi Rama: Boll o boll, e kuptova që je demokrat ne po të mbajmë po të edukojmë avash avash do mësosh edhe ti, por përqendrohu në mësim. Këtë keni ju problem, ju nuk mësoni”-iu drejtua Rama të rinjve.
O Halit ti i ke sjellë këta. Duan kohë edhe këta, mëzor të edukuam ty jo mo këta“-iu drejtua Rama kandidatit për deputet Halit Valteri.
Lini një Përgjigje