TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Gusht 2025, 11:45

Edhe Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e Andia Ullirit, mandati i mbetet Arjan Ndojës 

Shkruar nga Pamfleti
Edhe Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e Andia Ullirit, mandati i mbetet
Andia Ulliri

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e kandidates së Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit Andia Ulliri, e cila kërkonte mandatin që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kishte dhënë Arjan Ndojës.

Si rezultat, mandati i mbetet Arjan Ndojës. Në fillim të seancës, avokati i ish-prokurorit kërkoi që Andia Ulliri të mos njihej si palë legjitime në këtë proces.

Pas dëgjimit të palëve dhe shqyrtimit të kërkesës, trupi gjykues vendosi pushimin e çështjes, duke arsyetuar se Andia Ulliri nuk legjitimohet si palë paditëse.

Më 30 korrik, Komisioni i Ankesave dhe Sanksione ka rrëzuar ankimimin e kandidates demokrate për zgjedhjet e 11 majit, Andia Ulliri duke lënë në fuqi mandatin e deputetit për qarkun Durrës në listën e hapur tek ish-prokurori, Arjan Ndoja.

Në kërkesën e saj, Ulliri theksoi se renditja e kandidatëve fitues, siç pasqyrohet aktualisht në faqen zyrtare të KQZ-së, nuk respekton përfaqësimin gjinor të përcaktuar qartë në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor.

 

mandati i arjan ndojes andia ulliri kolegji zgjedhor

Lini një Përgjigje