Pas Pallatit të Kongreseve dhe institucioneve të tjera, trualli i Akademisë së Shkencave synohet për kulla, pavarësisht statusit si monument kulture...
Pas vendimit të qeverisë për rrafshimin e godinës së Pallatit të Kongreseve, të Agjencisë Telegrafike dhe të Shtëpisë së Fëmijëve “Zyber Hallulli” për të ndërtuar kulla, Edi Rama dhe mafia e ndërtimit kanë futur në “rreth të kuq” edhe godinën e Akademisë së Shkencave.
Sipas informacionit të ardhur në “Pamfleti”, kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, i ka bërë kërkesë qeverisë përmes Agjencisë së Zhvillimit të Territorit dhe Korporatës së Investimeve që të ndërtohet një godinë e re për Akademinë në zonën polifunksionale te Bulevardi i Ri.
Në kërkesën e tij, Gjinushi, i cili ka uzurpuar këtë institucion me mbështetjen klienteliste të kryeministrit Rama, pretendon se godina aktuale është e vjetëruar, e amortizuar, me rrezik, me zhurmë, me arkitekturë të dalë mode dhe me hapësira të pamjaftueshme për aktivitetin shkencor.
Por e vërteta është ndryshe: pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, godina u inspektua nga Instituti Teknik i Ndërtimit dhe u vlerësua si e qëndrueshme, pa amortizime teknike dhe pa rrezik nga lëkundjet sizmike. Ndërsa në mars 2026, godina e Akademisë u shpall “Monument Kulture i Kategorisë së Parë me Mbrojtje të Veçantë”.
Pretendimi për mungesë hapësirash është një justifikim i porositur, pasi godina ka hapësira dhe zyra të bollshme, aq sa Gjinushi i jep me qira për bankete.
Kërkesa për godinë të re në një zonë tjetër “më të qetë” duket si prelud i rrafshimit të godinës ekzistuese në qendër të Tiranës dhe i shndërrimit të truallit dhe lulishtes së saj në zona kullash.
Godina e Akademisë ndodhet brenda zonës së Parlamentit, për të cilin Rama deklaroi në Asamblenë e PS më 1 shtator 2025 se do të rrafshohej dhe do të zhvillohej si zonë urbane me kulla.
Nga sa kuptohet, Rama dhe mafia e ndërtimit kanë në plan një projekt të përbashkët biznesi për të shndërruar në zona kullash truallin e Parlamentit, të Akademisë së Shkencave, dhe, siç përflitet, edhe të Kalasë së Tiranës, rezidencës së Zogollëve dhe selisë së PD. Nuk përjashtohet as rrafshimi i Pallatit të Kulturës dhe i godinave ministrore.
Çmenduria e Ramës, e mbështetur nga babëzia dhe kapja e tij nga mafia e pastrimit të parave përmes ndërtimeve, po e çon vendin drejt trajtimit si pashallëk privat./Pamfleti
Lini një Përgjigje