Kryebashkiaku i shkarkuar nga qeveria Rama, Erion Veliaj do të kërkojë në Gjykatën Kushtetuese pezullim të dekretit të Presidentit Begaj për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.
Sipas mediave avokatët e Veliajt bëjnë me dije se ata nuk do të dorëzojnë një kërkesë re në Kushtetuese ku të kundërshtojnë dekretin e Begajt por kërkesës së parë për shkarkimin do t’i bashkëngjitet edhe një tjetër për sigurim padie.
Mbrojtja e kryebashkiakut do të bazohet në nenin 45 të ligjit për Gjykatën Kushtetuese i cili thotë se Gjykata, kryesisht ose me kërkesë të palës, mund të pezullojë një akt kur vlerëson se zbatimi i tij mund të sjellë pasoja.
Këshilli i Ministrave shkarkoi më 25 shtator nga detyra me kërkesë të Këshillit Bashkiak të Tiranës Erion Veliajn. 4 ditë më vonë kryebashkiaku ankimoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Qeverisë.
Bajram Begaj ka dekretuar datën 9 nëntor për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki të vendit, përfshirë edhe Tiranën.
Begaj shpalli dekretin për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë kur Kushtetuesja ende nuk ka folur për padinë “Veliaj”.
Fillimisht Presidenti i Republikës sqaron se për vakancën në Tiranë, ai shqyrtoi procedurën e ndjekur nga Këshilli Bashkiak i Tiranës e më pas nga kryeministria.
Më tej, Presidenti Begaj argumenton se Këshilli i Ministrave e ka bazuar vendimin për shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut në një dispozitë të veçantë ligjore (Ligji për “Vetqeverisjen vendore”) pas mungesës 3-mujore në punë, e cila dallon sipas tij nga rasti i shkarkimit për shkelje të Kushtetutës që referon neni 115.
Lini një Përgjigje