TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Tetor 2025, 12:31

E rrahën për vdekje italian për një orë Rolex, arrestohen tre grabitësit shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti
E rrahën për vdekje italian për një orë Rolex,
E rrahën për vdekje italian për një orë Rolex, arrestohen tre grabitësit shqiptarë

Tre shqiptarë kanë goditur thuajse për vdekje një italian, pasi donin t’i grabisnin orën Rolex.

Ngjatja e rëndë është regjistruar në  shtator, në një klub nate, ndërsa tre shqiptarët e arrestuar janë të moshës 22, 26 dhe 47 vjeç. Dy të parët, të cilët nuk kanë shtëpi në Itali, janë në burg. I treti, një banor i zonës së Forlì-t, është nën arrest shtëpiak.

E gjithë ngjarja ndodhi teksa viktima po dilte natën në një klub në Meldola, ndërsa  dy të rinj prisnin për ta grabitur. Burri i pa grabitësit, vetëm në momentin e fundit, kur ata e sulmuan me një sulm të ashpër.

Ai nuk mundi të përgjigjej, nën breshërinë e goditjeve të shkaktuara me dhunë dhe intensitet tronditës. Burri ishte në tokë kur, përpara se të iknin hajdutët, i vodhën ora Rolex.

Burri i cili ra pre e grabitjes së shqiptarëve, përfundoi në spital për shkak të frakturave të rënda nga goditjet.

arrestohen tre grabitësit shqiptarë në itali

Lini një Përgjigje