14 deputetë kërkojnë ndëshkimin e kreut të grupit të PD-së me 30 ditë nga Kuvendit, pasi sipas tyre ka ofenduar kryeparlamentarin Niko Peleshi.
14 deputetë socialistë i kanë drejtuar dje, 17 tetor, shkresë zyrtare kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, për përjashtimin me 30 ditë nga punimet në Parlament të kreut të grupit të PD-së, Gazment Bardhi.
Kjo pasi sipas tyre, Bardhi ka thyer në mënyrë të përsëritur rregulloren e Kuvendit, duke ofenduar kryeparlamentarin dhe duke krijuar kaos në sallë me ndërhyrjet dhe tonet e larta.
“Në seancën e datës 16 tetor 2025, gjatë zhvillimit të diskutimeve mbi çështjet e rendit të dites, ku konkretisht po raportonte Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, deputeti Gazment Bardhi, ndërhyri në mënyrë të përsëritur me tone agresive, duke ndërprerë folësin, duke përdorur fjalë shumë të rënda fyese ndaj Kryetarit të Kuvendit, veprime që përbëjnë shkelje të rëndë të rregullores dhe etikës parlamentare”, thuhet në shkresën ku kërkohet edhe mbledhja e Sekretariatit të Etikës për përjashtimin e tij.
Kujtojmë se në seancën e së enjtes, PS e PD patën debate të ashpra mbi çështjen e gjenocidit në Kosovë, por edhe protestën e mbajtur dje, 17 tetor, në sheshin Skënderbej në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Deputeti demokrat Gazment Bardhi u përjashtua nga seanca plenare pasi ndërpreu disa herë Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Gazmend Gajda, i cili po raportonte si çdo vit në Kuvend.
“Në bazë të rregullores, ju jap masën e tretë, ju hiqet e drejta e fjalës për gjithë ditën e sotme… Atëherë po ju jap masën e katërt. Përjashtoheni nga seanca, largohuni, lini sallën!”, i tha kryetari i Kuvendit Niko Peleshi.
Ju rikujtojmë se përplasja e kreut të grupit parlamentar të PD me Niko Peleshin në seancën e së enjtes erdhi për shkak të procedurës, teksa para ligjvënësve raportonte Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Bardhi kërkoi që të ishin vetë deputetët që të parashtronin në seancë pyetjet për Komisionerin, por Peleshi refuzoi duke iu përmbajtur vetëm pyetjeve me shkrim të dorëzuara më herët nga deputetët.
Përplasja verbale mes tyre çoi në përjashtimin e Bardhit nga salla, por për shkak të refuzimit të demokratit për të lënë sallën, Peleshi kaloi në votim dhe mbylli seancën, sërish pa mbyllur diskutimet për rendin e ditës.
Gazka eshte qeni qe leh per te zotin. Por ama leh mire me agrisivitet qenerisht. Te vjen keq qe sot nuk kemi nje opozite qe te rrigjeneroj ide dhe te bej propozime konkrete ne sherbim te komunitetit qe e ka zgjedh. Te tjeret jane kuajt e karroces (koçise) qe ka perzgjedhur saliu i cili i fshikullon me kamxhik per te lene pas pluhur e per t'i ikur drejtesise nga krimet qe ka lene pas. Nje e vertete qe dhemb deri ne palce. Realitet i trishte. Mjere demokracia shqiptare qe noton ne llumin e kenetes qe krijoi politika e vendit. Tung nga Bostoni.