TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Tetor 2025, 09:53

Deputeti del kundër ligjit për barazinë gjinore: Amendamentet e PS duhen hedhur në kosh

Shkruar nga Pamfleti
Deputeti del kundër ligjit për barazinë gjinore: Amendamentet e
Grupi parlamentar i PS

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar projektligjin “Për barazinë gjinore” si një “mashtrim të radhës” të Partisë Socialiste dhe duke kërkuar rrëzimin e tij të plotë.

Shehu e akuzon mazhorancën se, përmes 22 amendamenteve të paraqitura së fundmi, po përpiqet të maskojë thelbin e ligjit, që sipas tij përbën një “atentat ndaj strukturës tradicionale të shoqërisë”.

“22 amendamentet e PS, të detyruara nga reagimi i fortë i opinionit publik, komuniteteve fetare dhe qytetarëve në tërësi, nuk janë asgjë tjetër veçse përpjekje për të fshehur thelbin e ligjit,” shkruan Shehu në reagimin e tij.

Deputeti e konsideron të pamjaftueshme ndërhyrjen me amendamente nga ana e PS-së dhe kërkon rrëzimin e plotë të projektligjit, duke e cilësuar atë si “të pakorrigjueshëm dhe të papranueshëm për parimet mbi të cilat qëndron familja dhe shoqëria”.

“Ky projekt tinzar duhet hedhur në kosh,” përfundon deklaratën e tij deputeti demokrat.

amendamentet e ps

Lini një Përgjigje