TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Dhjetor 2024, 20:39

“E përkëdhel edhe mazhoranca”, Frrok Çupi: E kanë kthyer në “madam” Berisha, por është njeriu më i rrezikshëm i vendit

Shkruar nga Pamfleti

“E përkëdhel edhe mazhoranca”, Frrok Çupi: E

Analisti Frrok Çupi nuk i ka kursyer kritikat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një deklaratë në emisionin “Real Story”, Çupi e quan Berishën njeriun më të rrezikshëm të vendit, dhe që sipas tij po “përkëdhelet”.

Nuk ka vlerë më shumë Sali Berisha përpara një qytetari.  E kanë kthyer në Madam, e përkëdhelin, e freskojnë, ky quhet Madam Berisha, njeriu më i rrezikshëm i vendit përkëdhelet nga mazhoranca. Duhet të reagojë. Je mazhoranca sepse ke marrë votat, dhe do të mbrosh qytetarët e ty. Po bëri një krim Sali Berisha s’ka gjë. Nëse t’i nuk ke paguar taksa…Sali Berisha vret njerëz në bulevard, asnjë shkresë nuk i shkon”, tha ndër të tjera Çupi.

Lini një Përgjigje