
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën për skenat sot në Kuvend. Jashtë protestohej, ndërsa brenda pati tensione dhe akuza. Por Rama në një reagim në rrjetet sociale sulmon Berishën, Ahmetajn dhe gjithë ata që i kanë prishur rehatinë. Po ashtu nuk i del inati me “Rai 3”.
Postimi i plotë:
Cilët ishin autorët e rikthimit në identitet sot të opozitës në parlament?
Një kriminel italian i dënuar 17 vjet nga drejtësia shqiptare;
Një ish-zv.kryeministër i arratisur për t’i ikur drejtësisë;
Një ish-kryeministër në arrest shtëpie me vendim të drejtësisë;
Një ish-prokuror i përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për mojustifikim pasurie;
Një program në RAI3 që i shfaqi të lartpërmendurit si heronj pozitivë të një bashkëprodhimi italo-shqiptar me baltë të eksportuar nga kanalet e ujrave të zeza politike e mediatike të Tiranës.
Vesi del me shpirtin, por shpirtit të së keqes që po del me të çjerra nga jeta e këtij vendi pasi e persekutoi këtë vend qysh prej vitit 1912, kjo lojë baltë e radhës me emrin e Shqipërisë i duhet futur në llogaritë që do të bëhen në zgjedhjet e afërta.
Mos i falni më, duhen shkatërruar përfundimisht me votë! Shqipëria ka kry punë me ta dhe nuk ndalet dot më nga askush
Lini një Përgjigje