TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Mars 2023, 13:35

Drejtuesja e OSBE-së viziton nesër Tiranën, zbardhet agjenda

Shkruar nga Pamfleti
Drejtuesja e OSBE-së viziton nesër Tiranën, zbardhet agjenda
Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së Helga Maria Schmid

Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së Helga Maria Schmid do të vizitojë Tiranën më 24 mars për takime me zyrtarë të nivelit të lartë, parlamentarë, staf të OSBE-së dhe aktorë të tjerë në Shqipëri.
Siç njofton OSBE, Schmid do të takohet me Presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama, ministren e Evropës dhe Punëve të Jashtme Olta Xhaçka dhe Kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla.

Pritet po ashtu, që zyrtarja e OSBE-së të takohet me ligjvënës të Shqipërisë, përfshirë përfaqësuese të Aleancës së Grave Parlamentare, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Ajo do të zhvillojë gjithashtu takime me kreun e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Guido De Sanctis dhe ekipin e tij.

Të enjten, në orën 11:20, Sekretarja e Përgjithshëm Schmid dhe ministrja Xhaçka do të mbajnë edhe një konferencë personalisht për mediat.

 

helga maria schmid tiranë

Lini një Përgjigje