
Kryeministri Edi Rama ka nisur në Londër një vizitë me ftesë të kryeministrit anglez Rishi Sunak.Gjatë vizitës në parlament kryeministri Edi Rama do të ngrejë shqetësimin për retorikën e përdorur ndaj shqiptarëve nga politikanët anglez nga salla e parlamentit.
Pak përpara mbërritjes në parlament kryeministri Edi Rama dha një intervistë për emisionin Today në BBC Radio 4 ku tha se ardhja e njerëzve me gomone në Angli është një çështje komplekse.
Ai theksoi se në këto momente marrëdhëniet Shqipëri-Angli janë në pikën më të ulët dhe shpreson që kjo të përmirsohet.
"Jam këtu për ta thënë me zë të lartë se shqiptarët janë një momunitet i rëndësishëm që jep kontribut në sektorë si ndërtimi shërbime madje këndojnë për ju“.
Nuk është thjesht çështja të mbërriturëve me gomone. Është një çështje komplekse e cila lidhet me aspiratat e tyre për një jetë të sigurt në këtë pjesë të botës.”
Nuk jam këtu të komentoj për një ligj si ai i emigracionit që ka krijuar shumë debate tek ju. Jam këtu për të tentuar e dhënë mesazhin se Shqipëria është një vend jashtëzakonisht i bukur ku ne kemi një rritje të turizmit nga ku shohim shumë e e shumë britanikë që vinë si vizitorë.”
Fatkeqësisht kemi parë se shqiptarë dhe komuniteti shqiptarë këtu po veçohet po merret si shembull për qëllime politike.”
Marrëdhëniet Shqipëri-Angli kanë mbërritur në një pikë të ulët dhe shpresojmë të përmirësohen. Ne refuzojmë miksimin e një pakike kriminelësh dhe komunitetit shqiptarë në tërësi. Të mëshuarit fort tek etniciteti krimit është krim në vetvete“., tha Rama.
"We have seen our community singled out"
— BBC Radio 4 Today (@BBCr4today) March 23, 2023
The Prime Minister of Albania says comments made by the Home Secretary about his country mark a 'disgraceful moment' for the UK
Edi Rama tells @AmolRajan that Britain has 'always been a role model' for Albaniahttps://t.co/AqZprky5jI pic.twitter.com/0fGts7AsWz
Lini një Përgjigje