Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi takimin informal të qeverisë në Tepelenë. Sot dhe nesër ai ka mbledhur ministrat për të diskutuar mbi punët e tyre.
Ka zëra që flasin për ndryshime në qeveri pas kësaj mbledhje. Rama vetë ka reaguar në rrjetet sociale, ku ka ndarë foto nga takimi. Ai shfaqet mes ministreve Balluku dhe Ibrahimaj, të cilat janë në “luftë” me njëra tjetrën.
"Reflektime dhe qarkullim mendimesh e idesh në prag të një sezoni të ri reformimesh dhe vetëreformimi. Tepelenë, çaste nga mbledhja e zgjeruar e qeverisë që do të zgjasë dy ditë”, shkruan ai.
Lini një Përgjigje