Djegia e karrigeve gjatë seancës parlamentare të 30 Shtatorit në Kuvend ka një faturë financiare për tu paguar nga deputetët e opozitës.
Grupi i Kontrollit dhe auditit të inventarit të dëmeve që ngriti vetë Kuvendi, ka përfunduar bilancin dhe nxori në përfundim shifrën e 764.922 mijë lekëve të reja.
Gjithashtu janë nxjerrë edhe listat e përgjegjësve dhe faturat që do paguajë secili prej deputetëve të opozitës.
Konkretisht sipas filmimeve në dëmtimin, djegien e karrigeve, shkatërrimin e mikrofonëve, dyerve dhe foltores, janë deputetët e PD Gazment Bardhi, Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe Elda Hoti, të përjashtuar me 40-60 ditë nga Kuvendi dhe madje të dënoncuar në Prokjurori bashkë me 19 kolegë të tjerë.
Bardhi duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 209.175 lekë dhe ka ‘pjesën e luanit’ të faturës, Noka duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 187.455 lekë, Nallbati vlerën 187.455 lekë dhe Hoti duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 180.837 lekë.
Dëmet sipas Kuvendit:
G. Bardhi duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 209.175 lekë
F. Noka duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 187.455 lekë
B. Nallbati duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 187.455 lekë
Elda Hoti duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 180. 837 lekë
Deputetët afat për zhdëmtimin deri në datë 20 Nëntor
Nëse deputetët nuk zhdëmtojnë, paratë u mbahen nga rroga
Në seancën e 30 shtatorit u dogjën dhe dëmtuan 30 karrige, tapeti ceremonial në hyrje të salles së seancave plenare dhe stema e Republikës brenda në sallën e seancave
Lini një Përgjigje