
Pas dënimit të formës së prerë të Ervin Salianjit, Komisioni Qëndror i Zgedhjeve do i japë ditën e nesërme mandatin e deputetit Andrea Manos.
Burgosja e Salianjit u bë shkas që edhe opozita të ndërmarrë një aksion parlamentar fillimisht me djegie karrigesh e manekinash duke fajësuar Ramën dhe mazhorancën për vënien pas hekurave të Salianjit.
Ndërkohë vakancën e krijuar me burgosjen e Salianjit e lexoi në parlament kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali e cila theksoi se për Salianjin nuk është e nevojshme mbledhja e Këshillit të Mandatave.
Ajo seancë u bë shtysë që opozita të marrë karriget e saj, ti hedh jashtë në oborr e ti vërë flakën me benzinën që ndodhej në çantën e deputetes Elda Hoti.
Tashmë sipas renditjes së listës së Korçës së deputetëve të PD-së në 2021, radha i takon Andrea Manos për të qenë deputetë për pjesën e mbetur deri në zgjedhjet e 2025.
Lini një Përgjigje